Klubi i Skënderbeut ka reaguar në lidhje me një vendim të mundshëm të CAS-it ditën e sotme, për pezullimin e efekteve të komisionit të Apelit në UEFA.
Korçarët deklarojnë se gjithçka mund të vendoset brenda kësaj jave, por ende nuk ka një vendim. Më poshtë, edhe reagimi i Skënderbeut.
Duke ndjekur me vëmëndje interesin e treguar gjatë ditës së sotme në lidhje me një vendim të mundshëm nga CAS – Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, dëshirojmë t’iu bëjmë me dije se nuk ka ende një vendim në lidhje me kërkesën e paraqitur nga KF Skënderbeu.
– Ashtu si edhe ju kemi njoftuar paraprakisht, Klubi i Futbollit ‘Skënderbeu’ ka paraqitur në CAS, kërkesën për pezullimin e efekteve të vendimit të komisionit të apelit pranë UEFA-s dhe jemi në pritje të një vendimi i cili pritet të merret brënda kësaj javë.
– Duke marrë shkas nga paqartësitë e shfaqura, interesin e madh dhe pritshmeritë tuaja ju informojmë se nuk ka një datë ose orar të paracaktuar.
Në momentin që klubi do të njihet me vendimin, do të bëhet publik për mediat dhe opinion publik.
Faleminderit për mirëkuptimin!
Me respekt,
KF Skënderbeu