Vetëm pak minuta më parë, klubi i Kamzës ka publikuar një njoftim në faqen e vet zyrtare në facebook, ku bën me dije ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Julian Ahmataj.
Një lëvizje e papritur, duke ditur që Ahmataj ishte ai që e shpëtoi këtë skuadrën prej rënies nga kategoria.
Ndoshta në këtë vendim të befasishëm ka ndikuar prania e trajnerit elbasanas në festën e titullit të Skënderbeut.
Në njoftimin e mbylljes së bashkëpunimit me trajnerin nuk jepet asnjë arsye dhe asnjë detaj nga drejtuesit e Kamzës për këtë vendim.