Edhe pse ende nuk kemi një njoftim zyrtar nga fSHF-ja ku të thuhet që nuk ka rinovim me Edi Rejën dhe po kërkohet trajneri i ri, zërat për pasuesin e italianit sa vijnë e shtohen përditë.
Dëshira e Rejës ishte të vazhdonte akoma me kuqezinjtë, por kreu i FSHF-së, Armando Duka, nuk ka pranuar të rinovojë për shkak të moshës së tij.
Në këto kushte, Shqipëria është duke ëkrkuar për një trajner të ri dhe deri tani kanë dalë në pah disa emra si Lugi Di Biago, Esteban Cambiaso dhe Ilir Daja. Edhe pse shumë tifozë kanë kërkuar një trajner shqiptar këtë herë, mesa duket dëshira e tyre nuk është e njëjtë me atë të Armando Dukës.
Nga burimet tona të besueshme pranë FSHF-së, thuhet se Duka ka nxjerrë jashtë loje Ilir Dajën, të preferuarin e tifozëve për pasuesin e Rejës.Sipas të gjitha gjasave, trajneri i ri i Kombëtares do jetë sërish i huaj dhe me shumë mundësi sërish italian, preferenca numër 1 e Dukës.