Me fitoren 1-0 ne favor te Vllaznise eshte mbyllur ndeshja miqesore e zhvilluar pasditen e sotme ne stadiumin e Lezhes ne mes ekipeve te Beselidhjes dhe skuadres shkodrane.
Fatin e ketij takimi e ka vendosur nje 11-metersh i kthyer ne gol nga kapiteni kuqeblu Gilman Lika ne minuten e 20-te. Ka qene sulmuesi Pusi qe eshte penguar ne menyre te parregullt brenda zone dhe arbitri Hamiti akordoi 11-metersh.
Duhet thene se edhe Beselidhja ka patur rastet e saj. Ne nje moment madje ka goditur edhe shtyllen e portes shkodrane dhe po ashtu ka patur edhe 2-3 momente kur i eshte ofruar golit.
Ne pjesen e dyte nderkohe trajneret Plori e Jonuz kane aktivizuar te gjithe lojtaret qe kane patur ne dispozicion dhe per rrjedhoje edhe niveli i ndeshjes ka rene disi megjithate gol tjeter nuk ka patur deri ne fund. Perfundimisht 1-0 per Vllaznine.
BESELIDHJA- VLLAZNIA 0-1
BESELIDHJA: Bajri. Dibra. Sheta. Fetaj. Bushi. Kamara. Çokiç. Soumah. Koleci. Hoxha. Gjorgjeviç. Trajner: Elvis Plori. U aktivizuan edhe. Bala. Pergjoni. Berisha. Miloti. Rustemaj. Moqi. Rica.
Vllaznia: Sherri, Gurishta, Shehi, Malota, Gligorov, Krymi, Marku, Lika, Zogaj, Kruja, Pusi. Tr: Mirsad Jonuz. U aktivizuan Edhe Qarri, Palushani, Lekaj, Ruqi, Ristevski, Smajli, Mali, Repaj, Rajçeviq, Fikaj
Arbiter: E. Hamiti