Nje gol i futbollistit Armenis Kukaj ne fillimin e pjeses se dyte i ka mjaftuar Veleçikut per te marre nje trepikesh me shume vlere ne transferten e veshtire te Bushatit ndaj Basanias vendase. Ne fund te ketij 90 minuteshi shume te luftuar nga ana e te dy ekipeve, eshte sigluar rezultati 1-0 ne favor te miqve nga Kopliku.
Takimi ne fakt ka nisur me mire per vendasit te cilet kontrollojne gjithçka dhe shohin herepashere drejt portes se Veleçikut megjithate lojtaret e Basanias vonojne ose gjuajne ne menyre te gabuar drejt portes se mbrojtur nga Redi Lopçi.
Ne kete menyre pjesa e pare e ndeshjes u mbyll ne shifrat e barabarta 0-0. Krejt ndryshe do te ndodhte ne te dyten. Ka qene minuta e 51-te kur do te shenohej goli i vetem i ndeshjes. Pas ekzekutimit te nje goditje standarte nga ana e djathte e sulmit koplikas, topi shkon ne zone dhe aty shtatelarti Kukaj ka goditur sakte me koke duke e derguar topin ne rrjete.
Reagimi i Basanias eshte i menjehershem duke mos u pajtuar dot me disavantazhin. Pas disa perpjekjeve, ata do te pretendonin edhe per nje 11-metersh per prekje te topit me dore brenda zones nga Banushaj dhe ndonese arbitri kryesor sinjalizohet nga anesori per prekjen me dore, me vone pas nje rremuje te krijuar, arbitrat vendosin qe nuk do te kishte ekzekutim nga pika e bardhe per vendasit.
Presioni i vendasve u rrit megjithate pavaresisht rasteve te krijuara nuk do te kishte gol tjeter dhe kesisoj i gjithe takimi mbyllet ne shifrat 1-0 per Veleçikun i cili ngjitet serish ne vendin e peste te renditjes me 24 pike, ndersa Basania me 14 pike mbetet ne vendin e dhjete.(www.shkodrasport.com)
BASANIA 0-1 VELEÇIKU
51′ Kukaj