Roma ka mposhtur Venecian me rezultatin 0-1 në duelin e vlefshëm për javën e 24-t të Serisë A.
Goli i Dibalës në minutën e 57-të nga pika e bardhë e penalltisë, i siguroi 3 pikë të rëndësishme kryeqytetasve, për të mbajtur gjallë shpresat për një vend në Kupat e Europës, ndërkohë në krahun tjetër, vendasit e Venecias, janë zhytyr në vendin e parafundit të renditjes me një diferencë –5 nga Empoli i vendit të 17-të.
Duelin e radhës Roma do e luajë në transfertë ndaj Parmës, ndërsa Venecia luan ndaj Xhenoas.
Momentalisht skuadra e Ranierit është pozicionuar në vendin e 9-të me 34 pikë.