Vllaznia merr nje trepikesh me shume vlere ndaj Kastriotit dhe eshte ne loje serish per titullin kampion. Ajo ka fituar 1-0 ndaj krutaneve fale golit te shenuar nga sulmuesi Dilaver ne minuten e 78-te te ndeshjes.
Ndeshja ka nisur në mënyrën e duhur për Vllazninë e cila është e tëra në sulm dhe në minutën e 7-të braziliani Da Silva ka goditur shtyllën e më pas edhe Avdijaj është pranë golit, ndërkohë që krutanët rrezikojnë me anë të kundërsulmit. Pjesa e parë do të mbyllej në barazim pa gola.
Në të dytën, presioni tek futbollistët e Vllaznisë shtohet sepse atyre u kërkohet medoemos fitorja, por mungojnë rastet e shënimit në portën e Hidit.
Trajneri Brdariç hedh në fushë edhe Krujën e Dilaver dhe do të ishte ky I fundit që në minutën e 78-të do të shënonte me kokë. Një gol që rikthen qetësinë tek kuqeblutë që e administrojnë me qetësi avantazhin.
Perfundimisht 1-0 per Vllaznine qe ngjitet ne kuoten e 60 pikeve duke qene vetem dy pike larg Teutes e Partizanit qe kryesojne renditjen dy jave para fundit te kampionatit./SHKODRA-SPORT.COM/