Tirana arrin të marrë një fitore tepër të rëndësishme ndaj Kastriotit 1-0 në stadiumin “Selman Stërmasi” falë golit të Erion Hoxhallarit në minutën e 78′.
Skuadra kryeqytetase triumfon mes tensioneve teksa pas golit të Hoxhallarit drejtuesit e Kastriotit kanë vërshuar në fushë teksa ka filluar dhe tensioni.
Vlen të thekohet se tek skuadra bardheblu pretendonin për tre penallti, dy me Danson dhe një me Hoxhallarin.
Me këtë triumf skuadra e Shehit renditet në vendin e 5 në kuotën e 53 pikëve, ndërsa Kastrioti në vendin e 7 në kuotën e 31 pikëve.
FT| TIRANA 1-0 KASTRIOTI
Hoxhallari 78′