Vllaznia U-15, nën drejtimin e trajnerëve Fatjon Hasanaj dhe Haris Dalipi e ka nisur me fitore kampionatin e ri. Ajo ka fituar me rezultatin e ngushtë 1-0 në ndeshjen e javës së parë, pikërisht ndaj Laçit.
Edhe pse U-15 arriti të marrë një fitore, padyshim që ka akoma shumë për të bërë në rrugën e saj në këtë kampionat të saponisur. “Derbi verior” është luajtur paraditën e sotme në fushën sportive të “Reshit Rusi”.
Futbollistët e Vllaznisë kanë luajtur më mirë në momente të caktuara, duke shënuar edhe golin e vetëm të ndeshjes, në pjesën e parë të lojës me anë të Kthupit. Pjesa e parë është mbyllur me këtë rezultat, 1-0 në favor të Vllaznia U-15.
Ndërkohë, në pjesën e dytë, 15-vjeçarët, të cilët drejtohen nga Fatjon Hasanaj janë përpjekur shumë edhe për një gol tjetër, teksa pavarësisht se ka patur edhe raste, nuk kanë arritur dot të shënojnë. Në fund, ndeshja u mbyll me rezultatin 1-0 për Vllaznia U-15, teksa pati edhe shtrëngim duarsh mes futbollistëve. /Maringlen ZHIVANI/
Formacioni i Vllaznia U-15: Mehmeti, Hebovija, Geci, Mehja, I. Fusha, F. Fusha, Prendi, Vukaj, Kthupi (u aktivizuan: Jubani, Valikaj, Hoxha) Tr: Fatjon Hasanaj