Tirana është mposhtur në sfidën hapëse të javës së 14-të me rezultatin 1-0 përballë Erzenit në Rrogozhinë.Bardheblutë ishin më kërkues gjatë gjithë pjesës së parë, por në minutën e 35’, Redon Mihana gjeti rrjetën me rastin e parë të shijakasve.

Pjesa e dytë u dominua sërish nga bardheblutë, të cilët gjetën dy herë rrjetën, por që u anuluan nga arbitri Dyrmishi dhe VAR-i, njëherë për një faull ndaj portierit Hasanbelli dhe njëherë për pozicion të parregullt.

Skuadra e Ahmataj provoi sërish, por portieri Hasanbelli ishte i pakalueshëm, duke e mbajtur portën e paprekur.

Kështu Tirana merr një humbje që dhemb përpara derbit të kryeqytetit me Partizanin, duke qëndruar në vendin e tretë me 21 pikë, ndërsa Erzeni del nga zona e ftohtë e mbijetesës, duke u ngjitur në vendin e gjashtë me 16 pikë.

ERZENI- VLLAZNIA 1-0

Mihana ’35