Goli i Xhoel Hajdarit i ka mjaftuar Vllaznise U15 per te marre nje tjeter fitore ne kampionat dhe per te vijuar kryesimin e renditjes edhe pas javes se 17-te te tij.

Ka ndodhur keshtu ne ndeshjen e luajtur mesditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi” dhe perballe kuqebluve te trajnerit Edmond Doçi ka qene ekipi i Tiranes qe mbante vendin e trete ne renditje.

Takimi eshte zhvilluar me rivalitet dhe gjate pjeses se pare, pavaresisht rasteve te krijuara nuk ka patur gol. Per rrjedhoje dy ekipet kane shkuar ne pushim ne shifrat e barabarta 0-0.

Krejt ndryshe do te ndodhte ne pjesen e dyte. Qe ne minuten e 2-te Vllaznia U15 do te fitonte te drejten e nje goditje denimi fare prane zones se rreptesise. Ate do ta merrte persiper ta ekzekutonte futbollisti Xhoel Hajdari dhe topi fillimisht godet shtyllen e majte pingule dhe me pas perfundon ne rrjete.

Nderkohe pak minuta me vone, nje futbollist i Partizanit ka prekur topin me dore mbi vijen fatale kur ai po i drejtohej rrjetes dhe arbitrja Soada Tushaj duke qene shume prane, ka nxjerre karton te kuq per kete futbollist dhe ka treguar piken e bardhe te 11-metershit.

Ate e ka marre persiper ta ekzekutonte Rijad Fangaj qe ka qene i suksesshem ne rastet e meparshme, por kete here nuk ka ndodhur keshtu. Gjuajtja e tij eshte pritur nga portieri i Tiranes.

Megjithate deri ne fund nuk ka ndryshuar me asgje dhe Vllaznia U15 e fitoi ndeshjen me rezultatin 1-0. Me kete trepikesh ajo eshte ngjitur ne kuoten e 44 pikeve, duke mbajtur vendin e pare nje jave para fundit te fazes se dyte te kampionatit./SHKODRA-SPORT.COM/