Vllaznia U19 “merr hak” ndaj Laçit per eliminimin qe ky i fundit i shkaktoi ne çerekfinalen e Kupes se Shqiperise duke e mundur sot ne ndeshjen e rradhes per kampionat. Ajo eshte luajtur mesditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi” dhe eshte fituar me rezultatin 2-1 nga kuqeblute.

Ata kane kaluar shpejt ne avantazh qe ne minuten e 10-te kur futbollisti Aris Ara e ka derguar topin ne rrjete duke i dhene qetesine ekipit te tij. Kuqeblute e kane kontrolluar lojen, ndonese edhe miqte jane munduar te jene konkurrues ne fushen e lojes.

Kur u duk se pjesa e pare do te mbyllej me kete gol, kater minuta para fundit te saj, nje gabim i portierit Bunjaj do t’i jepte barazimin Laçit. 45 minuteshi i pare u mbyll ne shifrat 1-1. Nderkohe ne minuten e 51-te do te vinte edhe goli i fitores per ekipin shkodran shenuar nga mesfushori Xhoel Hajdari kur godet sakte me koke brenda zones.

Ne minutat e mbetura, laçianet i shtuan perpjekjet e tyre dhe e kane kerkuar me ngulm golin e barazimit, por nuk ia ka dale dhe si rrjedhoje gjithçka eshte mbyllur me fitoren 2-1 te Vllaznia U19. Pas javes se 12-te te kampionatit, ajo kryeson kampionatin me pike te barabarta me Partizanin./SHKODRA-SPORT.COM/

VLLAZNIA U19- LAÇI U19 2-1

Ara, Hajdari/ Bunjaj (aut)