Do të luhen këtë javë finalet që do të shpallin skuadrat kampione në Kategorinë e Parë dhe Kategorinë e Dytë. Kampionatet e tyre tashme kane perfunduar dhe po ashtu edhe jane percaktuar skuadrat qe do te ngjiten nje kategori me lart, por mbetet vetem per t’u percaktuar ekipet qe do te ngrene trofeun.

Ditën e mërkurë, datë 22 korrik, ora 19:00 do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena” sfida Kastrioti-Apolonia, që do të shpallë ekipin kampion në Kategorinë e Parë.

Kastrioti vjen në këtë duel si fitues i Grupit A, ndërsa Apolonia e mbylli sezonin e rregullt në krye të Grupit B të kësaj kategorie. Te dy keto ekipe e kane arritur objektivin e tyre madhor, ngjitjen ne Superlige dhe kete here me fitoren ne finale do te synojne te marrin edhe shperblimin e vendosur nga FSHF.

Një ditë më vonë, më 23 korrik në ora 17:30 do të luhet finalja e Kategorise së Dytë, Vora-Tomorri.
Kjo sfidë, që do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, do të vërë përballë dy fituesit e grupeve A dhe B në këtë kategori.