Mbetet vetëm zyrtarizimi pro sipas mediave italiane, klubet e Serisë A kanë rënë dakord për kalendarin e kësaj fundjave, që sheh të rikthehet futbolli në impiantet në këtë vend, edhe pse të boshatisura nga tifozët.

Pas shtyrjes të një sërë ndeshjesh në fundjavë dhe në mesjave, si dhe urdhëresës së qeverisë italiane që për një muaj çdo aktivitet sportiv të zhvillohet pa praninë e tifozëve, klubet nuk kishin rrugë tjetër përveçse të binin dakord me propozimin e Ligës së Futbollit për kalendarin e ri.

Kështu, Seria A rikthehet që të shtunën me sfidën Sampdoria-Verona në darkë, ndërsa 5 ndeshjet e tjera të prapambetura do të luhen të dielën. Në atë ditë, ndeshja e parë do të jetë që në 12:30, mes Milanit dhe Xhenoas, ndërsa të shtrira në tre orare do të jenë katër sfidat e tjera të ditës.

Sigurisht, ajo kryesore do të luhet në orën 20:45, dhe do të shohë në “Allianz Stadium: të boshatisur Juventusin dhe Interin që të duelojnë për të arritur apo kaluar Lacion, e cila është spektatore këtë fundjavë. /vipsport/

E shtunë

Sampdoria-Verona 20:45

E diel

Milan-Xhenoa 12:30

Parma-Spal 15:00

Sasuolo-Breshia 15:00

Udineze-Fiorentina 18:00

Juventus-Inter 20:45