Beselidhja kalon edhe nje tjeter kundershtar dhe per 24 ore te pakten do te jete kryesuesja e renditjes se grupit A ne kategorine e dyte. Kjo sepse me fitoren e sotme 2-0 ne transferte ndaj Gramshit, ajo eshte ngjitur ne kuoten e 25 pikeve, nderkohe qe Vora ka 25 pike, por nje ndeshje me pak te cilen do ta luaje neser ndaj Naftetarit.
Lezhjanët të drejtuar nga trajneri Dritan Smajli sot kanë luajtur në Gramsh ndaj skuadrës vendase dhe në fund të 90 minutave kanë rregjistruar rezultatin 2-0 në favorin e tyre.
Ato kanë shënuar nga një gol për secilën pjesë loje duke marrë në këtë mënyrë një trepikësh me shumë vlerë. Në pjesën e parë ka qenë sulmuesi Ruben Danaj ai që ka zhbllokuar rezultatin në minutën e 38-të duke e dërguar topin në rrjetën e portës së mbrojtur nga portieri vendas Alla.
Per Besëlidhjen gjërat do të bëheshin më të lehta sepse në minutat shtesë të pjesës së parë arbitri do të ndëshkonte me karton të kuq Bakun për vendasit. Kësisoj për të mbyllur ndeshjen do të mendonte mbrojtësi shkodran Arsen Elbasani që do të shënonte golin e dytë dhe të fundit të ndeshjes në minutën e 67-të.
Përfundimisht 2-0 për Besëlidhjen që merr fitoren e nëntë rradhazi në kampionat dhe për momentin udhëheq e vetme renditjen duke treguar se do të jetë një kandidate e fortë deri në fund për ngjitjen një kategori më lart./SHKODRA-SPORT.COM/
GRAMSHI- BESELIDHJA 0-2
Golat: R. Danaj ’38, A. Elbasani ’67
BESËLIDHJA: Hoxha, Elbasani, Dibra, Gjikolaj, Vukaj, Bardulla, Bruka, D. Marku, Ruqi, R. Danaj, Musaraj. Trajner Dritan Smajli. U aktivizuan edhe Kaceli, Jaku, N. Marku e Alcani.