Një ndeshje me shumë rivalitet ka qenë ajo e zhvilluar sot në fushën
“Reshit Rusi” në mes Vllaznia dhe AAS, e vlefshme për kampionatin
kombëtar të 19 vjeçarëve.

“Derbi” shkodran i kësaj grupmoshe ka dhuruar shumë emocione për sportdashësit të cilët kanë qenë në numër të konsiderueshëm për ta ndjekur atë.

Vërtetë Vllaznia ka fituar me rezultatin e pastër 3-0 por duhet thënë se ndoshta nuk është rezultati i drejtë i kësaj sfide.

Pjesa e parë e saj ka qenë mbase më e mirë për ekipin AAS që ka ushtruar më shumë presion në mesfushë ndonëse pa e vënë në provë asnjëherë portierin Qarri.

Por në momentin më të mirë të kësaj skuadre, ka ardhur goli i kuqebluve. Ka qenë minuta e 31-të kur pas një aksioni të shkëlqyer të tyre, ka ardhur një pasim i mrekullueshëm i Ndrecës për Asllanin në të djathtë dhe ky i fundit pasi është futur në zonë, është treguar mjaft altruist duke i dhuruar topin e golit Barbullushit që nuk e ka patur të vështirë ta dërgojë në rrjetë.

Me këtë gol do të mbyllej pjesa e parë. Në të dytën AAS është përpjekur mjaft për të barazuar por nuk ia ka dalë dot. Madje, në minutat e fundit do të ishte Qardaku që do të shënonte dy herë, përkatësisht në ’88 dhe ’89 duke vulosur kështu rezultatin përfundimtar të ndeshjes 3-0 në favor të Vllaznia U19.

Me fitoren e sotme, ky ekip eshte ngjitur ne kuoten e 22 pikeve dhe mban vendin e dyte ne renditje, me dy pike me pak se Shkendia por duhet thene se Vllaznia U19 ka nje ndeshje me pak, ate qe do te luaje ne ditet e ardhshme me Partizanin.
© shkodrasport.com