Mjeshtri Dedë Bregu kampioni i sportit burrëror të mundjes së lirë ka të drejtë të ndihet krenar ndoshta më tepër se për vete, për vajzën e tij Vera, Mjeshtrën e Merituar të Sportit Shqiptar, 10 herë kampione kombëtare e Shqipërisë në kërcimin së gjati, përmirësuese 7 herë e rekordit kombëtar të kësaj gare, 4 herë fituese e 3 hapshit.
“Vera e cilësuar si ambasadore e sportit shqiptar në të gjitha aktivitetet ndërkombëtare të atletikës; në mitingje, në kampjonate ballkanike, europjane, botërore- të gjitha këto në përsonalitetin, talentin dhe përkushtimin e një vajze të thjeshtë[1]. Vera e Dedës nga Lotajt e Shalës dhe Agetinës nga Shiroka, lindi me 21 prill të vitit 1969 në Grudë të Re në një familje sportistësh shembullorë.
Babai ishte harushan i tapetit, ndërsa nëna një nga notaret e para që mori pjesë në garat e notit të zhvilluara tradicionalisht që në vitin 1958. Vera në konstitulucionin yjorë është një demushe tipike, e ndriçuar zemërgjersisht nga planeti Neptun i cili i dha forcën, karakterin dhe grintën që i duhet një sportistje të madhe së bashku me intiligjencën edhe sensualitetin vezullonjës femror.
Prindërit panë tek vajza e tyre që po rritej si njomza talentin e lindur prandaj e nxitën dhe e ushqyen duke i dhënë shtysë në “aventurën” e vështirë e spektakolare të sportit.Verën e vogël do ta merrte për dore mësuesja e saj Luke Zefi ish- rrekordmene e kërcimit së gjati e cila do ta orjentonte drejt ekipit të moshave të Vllaznisë.
Eshtë një nga kënaqësitë më të veçanta kur nxënësi bëhet akoma më i famshëm se mësuesi apo mësuesja e tij.”Vera ime ishte dhe mbetet atletja jonë më e mirë e të gjitha kohërave në disiplinën e saj. Është një kënaqësi e dyfishtë që një ish- kampjone të zbulojë një kampjone apsolute që i përket historisë [2].
Më vonë që në moshën 12- vjeçare stervitet nga një ish- rrekordmene dhe kampjone e këcimit së gjati Angjelina Gurakuqi, debuton në garën e parë duke kërcyer 4m e 31cm dhe renditet e dyta për moshat e reja.
Në moshën 14 vjeçare kalon me të rriturat e Vllaznisë nën drejtimin e trajnerit të mirënjohur Vildan Tufi. Vera sakrifikon duke bërë gjithë atë udhë nga Gruda në stadjumin “Vojo Kushi” të Shkodrës për ditë herë me biçikletë, herë me urban herë, herë edhe në këmbë mes shiut, pluhurit vapës e acarit falë pasjonit dhe dashurisë që e kishte zënë për mbretëreshën e hijshme të sporteve.
Rritej Vera, rritej edhe çanta e stervitjes së bashku me përgjegjësinë, vullnetin dhe dëshirën e mirë si sportiste e së ardhmës. Në moshën 14 vjeçare kërcen 14,92 m duke u shpallur kampjone për moshën e saj një tregues i barabartë me kampjonet e mëparshme si trajnerja e saj Angjelina Gurakuqi, Albana Xhani, Valbona Teli etj.
Me iniciativën e guximshme të profesor Tufit adoleshentja premtuese, kaloi në grupin e të rriturave duke kapërcyer shkallët e ekipeve zinxhirë që funksiononin atëherë. Eksperienca e shoqeve të saj që gjeti në grup në vitin e parë të stërvitjes ndikoi pozitivisht për atletën në formim e sipër e cila e fillon me këmbë të mbarë Spartakjadën e 4- kombëtare ku 15- vjeçarja Vera Bregu nderohet me medaljen e argjendtë, me rezultatin shumë pozitiv 5,50 m duke i bindë specialistet se kemi të bëjmë me një fenomen të ri në atletikën shqiptare të viteve tetëdhjetë[3] .
Vera Brregu, ka qënë jo vetëm sportiste shembullore por dhe nxënëse e dalluar në mësime, në shkollën e mesme teknologjike ishte me fat, që pati mësuese të edukimit fizik pionierën e nderuar të atletikës sonë Mjeshtrën e Merituar të Sportit Marie Rranxi ish-kampjone dhe rrekordmene e kësaj gare e cila e ndihmoi me shumë dashamirësi atë që do të bëhej më vonë sovrane absolute e kërcimit së gjati.
”- Jam krenare dhe e quaj fat që kam pasë nxënëse timën një rekordmene dhe kompjone Evrope si Vera Bregu, një vajzë me karakter të mrekullueshëm, zemërartë, një rekordmene e madhe, por mëndoj se si njeri ishte akoma më e madhe- thotë mjeshtrja veterane e atletikës sonë Marie Rranxi[4].
Vera kishte dhuratë nga natyra një kondicion të shkëlqyer fizik (1,70 m e gjatë,61 kilogram pesha trupore shumë pranë peshës më ideale 59 kg)[5]. Puna e profesionale e teknikut Vildan Tufi, serioziteti në stervitje, (në sallën e forcës ngrinte shtangën 130 kg) disiplina, ambicja karakteri i fortë, besimi në vetvete për të ecur më larg dhe më lart e çuan në rritje kualitative të rezultateve teknike atletën dukagjinase të Vllaznisë e cila në ndryshim nga koleget e tjera të kohës mori arratinë duke udhtuar drejt majave më të larta të këtij sporti.
Ish trajneri i saj Profesor Vildan Tufi thotë:”Vera ishte një atlete më vullnet të jashtzakonshëm me intuitë të shkëlqyer sportive për disiplinat e saj e pafjalë, punëtore, shumë e sjellshme duke fituar respektin e të gjithve në shkollë, në punë, në institucionet shtetrore, në familje, si sportiste ishte mishërim i talentit punës së palodhur në terrenin e praktik të pistës” [6].
Në vitin 1987 vendos rekord të ri kombëtar në kërcimin së gjati për të reja me 5.87 metra duke e detyruar Yllka Bylykun (5,85) t’i hapte udhën drenushës fluturuese. Në moshën 17 vjeçare bëhet anëtare e ekipit kombëtar të rejave, merr pjesë në Ballkaniadën e të rinjve në Bukuresht rezultati qe modest 5,87 m, por specialistët pikasën një rekordmene të ardhshme.
Në vitin 1988 tashmë e pjekur dhe harlisur me tharmin e rrekordeve do të kalonte ekstazë rezultatesh, shpallet kampione kombëtare duke përmirsuar njëherësh edhe rekordin kombëtar të rriturave nha 5, 98 m në 6.05 metra duke qënë atletja e parë në Shqipëri që kapërcen ylberin e 6 metërshit në kërcimin së gjati.
Në kampjonatin Ballkanik të të rinjve në Aleksandropolis Vera arrin suksesin e parë të madh ndërkombëtar duke fituar medaljen e nenkampjones së Ballanit. “Hypjen në podin e rekordit gjithsesi, sot e kësaj dite e kujtoj kampjonatin ballkanik për të reja në Athinë kur fitova medaljen e argjendë dhe u këndua hymni kombëtar. Isha vetëm 19 vjeç” [7].
Po këtë vit Vera e rrit përseri rrekordin kombëtar edhe një perçik duke mbrri në kuotën 6.14 m, një sukses i merituar që shtronte detyra përpara, trajnerit dhe Federatës së atletikës ta shikonin vajzuken gjithnjë e më me përparsi, pasi sapo ishte çfaqur në horizont si një atlete e kohrave moderne, së cilës i duhej një përgatitje komplekse me metodologji e parametra bashkohorë, gjë që u realizua në mënyrën më të mirë për kushtet e atëhershme alla- shqiptare nga profesor Vildan Tufi.
Ai thotë se 1988-a ishte viti më i suksesshëm në përgatitjen e saj, gjë e cila u vrejt që në garat e para të vitit 1989 kur theu në Tiranë rekordin e sallave të mbyllura me 6.13 m, përmirëson rrekordin kombëtar në 6, 28 m, ndersa në muajn prill në kupën ‘’Kristo Isak’’ në Korçë shperthen fuqishëm duke na dhuruar një rekord të ri kombëtarë tashmë 6, 37 m, rezultat që e renditi Verën në rangun e sportisteve më të mira te të gjitha kohërave krahas atleteve Pavlina Evro, Klodeta Gjini etj.
“Në vitin 1989 me rastin 70- vjetorit të formimit të shoqërisë Vllaznia në Shkodër, kujton rrekormenja, unë së bashku me trajnerin tim, i kishim vënë vetës detyrë që pikërisht në këtë përvjetor të shenuar, të dhuronim një rezultat të niveleve nderkombëtare, kjo ishte një ambicje që më gufonte në krahëror, më nxiste të stërvitesha fort e me pasion, gjithë ditën, madje edhe në gjumë veç ketë gjë mëndoja.
Parametrat në stervitje garantonin në mënyrë të qartë suksesin, por shpesh herë në garë edhe atletët më të shquar botëror nuk startojnë me të njejtin rezultat si në stërvitje” [8]. Ishte data 20 maj e vitit 1989 kur në pallatin e sportit Mjeshtri i Merituar Faruk Kalleshi në ngritje peshe tentonte thyerjen e rekordit botëror në peshën e tij, prandaj pallati i sportit ishte mbushur plot e përplot, duke pritur të shihnin një rekord të tillë për herë të parë në historinë e këtij sporti për qytetin tonë.
Në pistën e stadjumit Vojo Kushi nderkohë zhvillohej një garë në kercimin së gjati, ku Mjeshtrja e Sportit dhe kampionia më emër e kësaj gare Vera Bregu tentonte përmiresimin e rekordit në shifrat 6, 50 m. Këto dy gara të mëdha njëra në peshngritje dhe tjetra në kërcim së gjati filluan në të njëtën kohë në ora 17.
Në shkallët e stadiumit kishin ardhur qindra e qindra spektatorë të cilët prisnin gjithë emocion një rezultat pozitiv, të cilët që në fillim me brohoritje dhe ovacione të fuqishme, Vera, Vere e karikuan me emocione pozitive kampjonën e talentuar e cila që në kercimin e parë më një startim të fuqishëm fluturon si shigjeta në distancën 6,40 m duke dhuruar një rekord të ri kombëtar.
Spektatori i mrekullueshëm shkodranë që në kërcimin e parë, arriti të përceptojë se amzona e tyre luftarake sot ishte në një ditë të shëndritshme, prandaj me duartrokitjet e gjata dhe me thirjet- para Vera, para Vera kishin besim te kampjonja e tyre se në kërcimet në vijim do të mbrrinte më larg.
E qetë me kokën lart dhe shikimin të fokusuar vetëm përpara, gjithë elegancë si sorkadhe starton fuqishëm mbi pedanën dhe fluturon si patera duke kalur në ekstazë rezultatesh fantastike në 6 kërcime përmirson 4 herë rekordin kombëtar duke vulosë rezultatin më të mirë 6,53 m kërcim të cilin akoma gjer më sot nuk ka guxuar ta prekë askush tjetër Ky rezultat i hapi udhën kampjonës sonë drejt veprimtarive elitare nderkombëtare.
Jashtëzakonisht e suksessshme do te ishte edhe në garën e tre hapshit duke përmirsuar rekordet hap pas hapi. “Në vitin 1990 në kampionatin Ballkanik për të rritura shpallet nënkampjone e Ballkanit me 6,43 m, po këtë vit merr pjesë në kampjonatin Evropjan të atletikës në Splid të Jugosllavisë përkrah atleteve të nivelit botëror, bëri një paraqitje shumë dinitoze” [9].
Në vitin 1991 Vera fiton përseri medaljen e bronxtë në dy veprimtari të tjera nderkombëtare Ballkanike Gjatë vitit 1992-94 si shumë sportistë të tjerë cilësor edhe Vera e gjendur në udhkryq të vështirë ekonomik emigron në Greqi tashmë e martuar dhe nëna e Markosit të vogël. “Që kur u nisa për në Greqi u kam thënë të gjithve se mungesa e kolektivit që më ka rrethuar për 14 vjet në mjediset e Loro Boriçit do të ishte e pazëvëndësueshme për mua.
Ambjentimi në klubin Panionis nuk qe i lehtë, aq më tepër kur ishte hera e parë që këkoja të strërvitesha me një trajner të huaj.Por gjithçka i dedikoj bashkshortit tim që më nxiti, më inkurajoi për të vazhduar atletikën.Unë largimin nga Shqipëria e konsideroj më tepër “divorc” me atletikën shqiptare e trajnerin tim të respektuar Vildan Tufi, një deomosdoshmeri për nevoja ekonomike” [10].
Në vitit 1994 rikthehet në atdhe më synimin dhe deshirën për të sulmuar përseri rekordet e lëna në mes. Ish trajneri Vildan Tufi duke kujtuar këtë episod thekson. “Unë rikthimin e Verës e mësova nga babaj i saj dhe miku im Deda i cili erdhi e më takoj duke shprehë besimin e pa tundur se ajo mund të bëhej përseri kampjone.
Pas kësaj bisede të shkurtër në atë fillim shtatori të vitit 1994 për punën dhe objektivat e Verës dhe më pas ajo fillon stërvitjen nga e para.U deshën tre muaj që Vera të hiqte 15 kilet e teperta duke u stervitur 4-5 orë në 4 seanca stërvitore në ditë” [11]. Atë vit për herë të parë programi sportiv në kampionatin Evropjan dhe botëror përmbante edhe një garë të re në kërcimin trehapësh. Vera si sportiste me tipare force shumë shpejt arrinë rezultatet rekord në këtë disiplinë të re.
Në vitin 1995 Vera bëhet përseri kampjone absolute në dy garat e saj të preferuara kërcimin së gjati dhe kërcimin tre hapësh, po këtë vit përmirsoi rrekordin kombëtar nga 12,87 m në 13,31 duke ulur nga froni Ermelinda Shehun e Dinamos. Po ketë vit Vera vendos një rekord të ri kombëtar në kërcimin së gjati me 6, 21 m dhe 13,24 m në kercimin për salla të mbyllura, kurse në kercimin trehapësh për salla të mbyllura shpallet nënkampione Ballkanit.
Viti 1996 ishte një vit tjetër i suksesshëm për atletën e 27- vjeçare tashmë e rinuar dhe më e pjekur se kurrë. “Në pistën e stadjumit “Niko Dovana” përmireson rekordin e saj nga 13.18 metra në 13.50 metra duke arritur kështu normën e pjesmarjës në olimpjadën e Atalantës” [12]. Rekordi i saj kombëtar 6.53 m e rradhiste Verën (në vendin e 12 në botë), ndërsa 13.50 m në tre hapësh ishte (normë olimpike) duke i dhuruar për 10 vjet me rradhë kurorën e kampjonës kombëtare të Shqipërisë.
“Ajo me rekordin e kërcimit së gjati dhe tre hapësh për 12 vjet mbajti fanellën e ekipit Kombëtarë të Shqipërisë duke debutuar në mënyrë të suksesshme në shumë mitingje e gara nderkombëtare atletike” [13]. Në Olimpjadën e 19 botërore në Atalanta në SHBA Vera Bregu është kapitene e ekipit kombëtar të Atletikës.
Në kupën Evropiane Bruno Zauli në Bruksel të gjithë drejtuesit e Federatës sonë të Atletikës kujton profesor Vildan Tufi shpresat për një paraqitje dinitoze në kufijt e kapjes së ndonjë medalje i kishin përqendruar tek atletja e talentuar e hedhjës së shtizës Mirela Manjani e cila me shumë meritë u shpall kampjone e kupës së Evropës, por Federata kishte harruar që në Shkodër ishte përgatitur një kampjone e dyfishtë që synonte medaljet e arta dhe kjo ishte Vera Bregu e cila triumfoi në kërcimin së gjati dhe kërcimin tre hapësh duke fituar medaljen e artë kurorzohet Kampjone e Evropës një sukses të jashtzakonshëm i mertitur dhe logjik duke parë arritjet e saj në një karrjerë intensive të mbushur plot me trofe.
E mberthyer nga emocionet të papërshkruara Vera Bregu ngjitet në podin numër një të turneut, në majën më të lartë poshtë së cilës nën këmbet e sajë ishte Evropa, ngritja lart e flamurit kuq e zi dhe këndimi i hymnit tonë nacional është realizimi i endrrës më fatlume të çdo kampioni.
Në Shkodër kampionës së Evropës ju realizua një pritje e thjeshtë shqiptare, por jashtzakonisht e ngrohtë, bujare dhe entuziaste që e bëri Verën të ndihej më e lumtur se kudo tjetër të gjithë globin tonë. Me 1997 Vera përseri është nënkompjone e Ballkanit në kërcimin së gjati. “Gjatë karrjerës së saj Vera ka fituar 28 medalje kombëtare në kërcimin së gjati tre -hapësh dhe stafetën 4 herë 100 m” [14].
E nxitur nga trajneri i saj Vildan Tufi në pistën e Niko Dovanës mori inicjativën e pazakontë dhe arriti të sfidojë në garën 50 m atletët meshkuj të Shqipërisë duke dalë e para në këtë garë. Padronja jonë e kërcimit së gjati posejdoi trofe e medalje më tepër se çdo atlete tjetër shqiptare i dekadave të saj.Një karrjerë brilante e korurzuar plot suksese janë aktiviteti dhe rezultatet në garat ndërkombëtare ku me djersë dhe saktifica arriti të ngrejë lart emrin e kombit të cilit i përkiste.
Atletja jonë e shekullit e veshur me vellon sportive me dy ngjyrëshin e flamurit tonë nacional e stolisur si perëndeshë me 17 medalje, 4 ari, 7 argjendi dhe 6 bronxi, trofe të shkëlqyera që i fitoi në pedanet ndërkombëtare duke lartësuar ngjyrat tona sportive dhe duke u bërë një nga ambasadoret e rradha të sportit shqiptar.
Vera jonë ka marrë pjesë në Kampionatet Ballkanike (Ankara-Turqi), në Lojrat Mesdhetare (Athinë),Në lojrat Mesdhetare në Afrikë (1991) u rendit e katërta me 6,32 m ku vetëm për një centimeter ja mori vendin e tretë një spanjole(VT) në Kampionatin Europian (Split), në Kampionatin Botror (Athinë 1998), Lojrat olimpike(Atalanta-SH.B.A.1996)[15].
Nga 6 Ballkanjada që janë zhvilluar në Greqi, merre pjesë në 5 prej tyre. Në këto takime, mitingje dhe kupa del 2 herë nënkampione e Ballkanit për të reja, 2 herë për të rritura, rremben 3 medalje në kupën”Bruno Zauli”, (2 medalje ari në këtë kupë i ka marrë në Belgjikë me 29-30 qershor 1996) [16].
Në mitingun ndërkombëtar të Barit arrinë të marrë medaljen e artë sukses të cilin do ta përseriste edhe në me 4 maj të vitit 1996 në Tivar dhe Beograd duke vëndosur rekordin e stadjumit 16,18 m rekord qe akoma edhe sot ekziston[17]. Vera ka mbaruar Insititutin e Kulturës Fizike Vojo Kushi në Tiranë për disa vite pati punuar mësuese e edukimit fizik në shkollën e mesme në Mjedë. Në vitin 1989 ka marrë titullin “Mjeshtre e sporti “dhe në vitin 1990 Mjeshtre e Merituar e sportit”.
Në vitin 1997 do të nderohet si fituese e anketës “Shkodra Sport” duke mbledhur 588 pikë nga pjesmarrsit në këtë anketë dhe duke u shpallur “Sportistja me e mirë e sezonit”për vitin 1996-1997. Në 79- vjetorin e klubit shumë sportësh “Vllaznia”(1919-1998), Vera Bregu do të shpallet në 10 sportistët më të mirë të kësaj përjudhe si mjeshtre në garat e kërcimeve[18].
Kjo është maratonomakja jonë e Shqipërisë, këmbëlehta dhe fluturuse si shigjeta, e mira e bukura e sinqerta, atlete e kalibrit botëror, bashkshortore e nënë shëmbullore .Kjo është Vera Bregu simbjoza më e goditur e gjinisë më të përkryer njerzore,Vera që bëri disa herë të ngrihej në piedestal flamuri ynë kuq e zi.
Kjo sportiste që ndonëse në moshë të madhe (29 vjeçare) luajti për disa vite edhe për ngjyrat e ekipit grek Paionis nën drejtimin e trajnerit Niko Kolovos që më një program pune me perspektivë arriti të afirmohej shpejt dhe të ballafaqohej me atlete të rangut evropjan e botëror .Në një miting në Kallamata në trehapësh zuri vëndin e parë me 13, 35 m dhe në kërcim së gjati me 10,6 m zuri vëndin e dytë në kampjonat.
Vera Bregut nuk pranoi të bëhej tregtare flamujsh si ndojnë sportist tjetër per të këmbyer identitetin nacional për një garim sportiv.Vera Bregu është një shembull i shkëlqyer i sakrificës fisnikërisë dhe bujarisë, një rast ma do mendja unikal në rradhën e kampjoneve nacionale kur në kushtet e shkërmoqjes dhe papërgjegjëshmerisë banale të institucjoneve tona shtetrore, Vera Bregu me shpenzimet e veta udhton Greqi -Tiranë -Beograd duke fituar medaljen e artë për Shqipërinë jetime e cila nuk i paguan kompjonës së Evropës as paratë e biletës së udhëtimit.
E pyetur nga gazetari sportiv Namik Mehmeti: Si i përballon shpenzimet? Kampionia e Evropës do të deklaronte për ”Sportin shqiptar”: “Gjithçka nga xhepi, pra nga ato që mundohemi të kursejmë në familje.Klubi im grek përveç ndihmës që më jep me bazë matriale nuk më jep asgjë tjetër si shpërblim pamvarsisht nga rezultatet e shënuara. Pra edhe këto shpenzime me ekipin kombëtar të Shqipërisë në Beograd që nga udhëtimi me avjon janë nga “dietat” e Ninit(bashkshortit)[19].
Unë pasaportën shqiptare nuk e ndërroj me asnjë pasaportë tjetër në botë. Mua akoma më shqiptare- thekson ajo, më bën origjina ime nga Dukagjini si oaz i virgjër i vazhdimsise iliro-shqiptare. Ajo tashmë është në Greqi, ku jeton e punon prej vitesh i gëzohet familjes (bashkshortit Koleci, djalit Marko dhe vajzës Erika),por nuk mundet më thënë se në kushtet e sotme të jetosh vetëm me kujtimet e së shkuarës sado të bukura që të jenë ato është thjesht një nostalgji që nuk të çon larg sa njeriu ka nevojë.
Megjithatë kompjonja dhe rekordmenja e vendit ajo që ende mban kurorën e “mbretëreshës” në kërcimin së gjati dhe tre hapësh është e bindur se të merrësh me sport sot është më vështirë se në kohën e saj, prandaj edhe të talentuarit, që nuk i mungojnë as sot Shqipërisë, do të vuajnë për realizimin e aspiratave të veta në këtë fushë, për aq kohë sa çdo gjë të normalizohet në Shqipëri dhe gjithsejcili të vrapojë në pistën e tij.
U mundova sado pak të skicoj portretin e një kampjonje shembullore me respektin dhe dashurinë jo vetëm të një fansi të thekur, por së pari me objektivitetin e një rrëmisi që është i detyruar të flasë me gjuhën e shifrave dhe fakteve. E pra s’bëhet fjalë as për pak, as për shumë, por për gara të mëdha të rëndësishme në pista të shumta të kontinentit, ku Vera Bregu fitoi medalje duke rivalizuar në plot kuptimin e fjalës me atlete të shquara pjesmarrse nëpër finale të kampjonateve, ballkanike, evropjane dhe olimpjadave olimpike.
Kur kujtoj këto rezultate dhe këto emra atletësh të nivelit botëror me të cilat matej denjësisht kërcimtarja jonë, them me vete se ato vite më dukën tepër të largëta dhe si një “përrallë nga e kaluara”. Megjithatë kurrë mos thuaj kurrë, qoftë për të mos rënë në pesimizëm, qoftë për të mos kaluar në nihilizëm të plotë. Ndonëse superstaret tona Pavlina Evro, Klodeta Gjini dhe Vera Bregu kanë lënë pas një boshllek të pazevëndësushëm në pistën e atletikës shqiptare.