Karriera e shkëlqyer në vite e saj ka bërë që sot të marrë nga Presidenti i Republikës, z. Ilir Meta një nderim tjetër. Atletja e shkëlqyer shkodrane Vera Bregu është nderuar me titullin e lartë “Mjeshtre e Madhe”.
Dorëzimi i këtij titulli të lartë është bërë pasditen e sotme nga këshilltari i Presidentit, z. Leonard Tase dhe ka qenë babai i Verës, i mirënjohuri Dedë Bregu, ai që e ka tërhequr atë.
Çdo gjë ka ndodhur gjatë ceremonisë së nderimit të figurave të sportit të atletikës dhe padyshim që Vera Bregu e ka merituar një nderim të tillë.
Gjatë karrierës së saj ka spikatur në garat e kercim se gjati, 3-hapesh dhe në stafetën 4x100m pikërisht në vitet 1987-2000. 20 herë Kampione Kombetare, ka thyer 10 rekorde kombëtare, fituese e 3 medaljeve ari, 7 argjendi dhe 6 bronzi në Ballkaniada e Kupat e Europës.
© shkodrasport.com