Nga Faik SADIKU

Një tjetër talent me histori, në sportin e bukur të atletikës e ndër më të mirat e kërcimit, në kërcim së gjati, pasuron rubrikën e shkrimeve të mia. Ajo është padyshim Vera Bregu, “unike”, një “mbretëreshë” e këtij sporti magjik. Ky emër i shquar ka lënë gjurmë të pashlyera në atletikën shqiptare, ajo është kampione e rekordmene absolute në kërcim së gjati e trehapësh, duke p+uar në art, kulturë e sport, pra me tradita në të gjitha fushat e jetës, e me një “pjellori” me firma të ndryshme talente me plot histori në në gjitha sportet e në fushat e tjera.

Kudo ku kanë garuar talentet shkodrane kanë lënë gjurmë të “larmishme” si në arenën kombëtare e atë ndërkombëtare. Lista e tyre është pa mbarim, por une do veçoja F. Kalleshin, D. Dekaj në shtangë, A. Danin, A Gurakuqin, A. Xhani, I. Xhanin, N. Laron, A Marashi, F. Burrja, A. Maka, A. Përmeza, B. Rrotani, O. Luli, I. Smajli në atletikë, Ragami, Zhega”, Bizi në futboll, pra një thesar më vehte për Shkodrën e Shqipërinë.

Vera jonë, ky emër i shquar, i lënë disi në harresë, personifikon njeriun vital të sakrificës, thjeshtësinë, disiplinën e lartë në stërvitje, përkushtimi i saj në dije, falë magjisë të këtyre komponentëve, ajo arr iti të kapë majat më të larta te atletika jonë. Kjo vajzë e sakrificës dhe e thjeshtësisë, për të kapur majat bëri të pamundurën. Ajo çdo ditë bënte 10 km rrugë të stërvitej pranë “Vllaznisë” me vajzat shkodrane, ku do veçoj Albina Meshkallën, aty në “Vojo Kushi”, që i drejtonte me përkushtim A. Gurakuqi. Vera erdhi e vogël, e brishtë te pedana, por në saj të vullnetit, ajo shpejt u rrit e u konsolidua, e u bë e paarritshme në dy garat e saj të preferuara, me rekorde të paprekura deri më sot.

Familja Bregu plot me talennte

Vera jonë lindi në “Grudë të Re” me 21.04.1969, një fshat 5 km nga qyteti, por një vatër me talente, ku shquhej padyshim familja Bregu me 6 talente të shquar, me histori në të gjitha sportet. E ndjera e familjes nana e Verës, ajo nuk u mor kurrë me sport, se ja kushtoi familjes. Mjeshtëri i madh Dede Bregu ishte kampion në mundje të lirë. Mira, një volejbolliste e shquar, e “Vllaznisë”, vëllai, Paulini, ka kenë pjestarë i “Vllaznisë” e “Dinamos” në basketboll. Nipi Marcelino Preka, u rrit e u formua te “FK Shkodra” në futboll me trainer Taip Piraniqin.

Ai nuk u lejua të shkojë te “Vllaznia” nga burokracia, dhe përçmimi i shfrenuar që ju bëhet talenteve shkodrane. Ai u detyrua të shtegtojë për dy sezone me radhë në Ballsh. Aktualisht është pjesëtar i skuadrës të rritur në futboll te “Partizani”. Një tjetër kampion i fisit Bregu është Marjani, një shtangist me nivele të larta në sportin e shtangës. Ai është 6 herë radhazi kampion kombëtar në peshën 82 kg.


Karriera e Vera Bregut

Ishte vetëm 10 vjeçe kurë kampionia jonë e ardhshme zbulohet në një orë fiskulture, nga mësuesja e edukimit fizik, aty te shkolla e sajë në Grudë të Re, nga mjeshtrja e merituar, kampione e rekordene në garat e 100 e 200 metra në atletikë, Luke Zefi bashkëkohëse e Adile Danit, Marije Rranxit, e Pina Thanit. Ajo kupton te Vera një talent të lindur e me të ardhme brilante në atletikë. Ajo e merr për dore Verën dhe e sjellë të pedanat e stadiumit “Vojo Kushi” të stërvitet nga kampionia e rekordmenia e kërcimit së gjati Angjelina Gurakuqi, ajo tani në rolin e trajneres.

Ajo kupton se kjo vajzë e vogël ka një të ardhme të shkelqyer. Vera jonë qëndron nën komandën e Anxhelinës për 4 vite me radhë, e më pas deri në përfundim të karrierës në vitin 1999, ajo do të jetë nën urdhërat e trajnerit pasionant Vildan Tufit, i cili do t’i japë një shtysë “brilante për të shkruar emrin e saj me shkronja të “arta” në arenën ndërkombëtare. Falë përkushtimit të saj në stërvitje, por dhe sakrificës së Dedës (baba i Verës), që e përcillte çdo ditë në shi e në diell, ai ishte si një trajner i dytë i saj. E mbajë mend mirë atë kohë kur Deda e Vera vinin të parët në stadium e iknin të fundit deri sa errej.

Pas përfundimit të shkollës 8-vjeçare në Grudë, Vera pëfundon shkollën e mesme “Teknologjike” e arsimin e lartë në IKF “Vojo Kushi” me rezultate të shkëlqyera. Gjatë karrierës të saj 20-vjeçare në atletikë, është shpallur 10 herë kampione kombëtare. Në arkivin e saj të jashtëzakonshëm ka të shënuar mbi 30 rekorde kombëtare në kërcim së gjati 6.53 metra realizuar në vitin 1989. Në trehapësh 13.50 metra, në vitin 1996, rezultat ky që i realizoi ëndrrën të shkojë në Lojërat Olimpike “Atlanta 96”, në SHBA. Si pjesëtare e ekipit tonë përfaqësues, ajo ka marrë pjesë në shumë aktivitete ndërkombëtare, kampionate europiane, botërore, ballkanike a mitingje të ndryshme, duke merituar 4 medalje ari, 4 argjendi e 6 bronzi.

Kur kish nevojë ekipi ynë kombëtar, ajo merrte pjesë edhe në garat e shpejtësisë. Pikërisht në kampionatin ballkanik, zhvilluar në Stamboll në vitin 1989, ajo merr pjesë në stafetën 4 x 100m, së bashku, me sprintjeret më të mira të vendit tonë, Arbana Xhani “Vllaznia”, Rudina Xhaja “17 Nëntorit”, e Valbona Sina e “Skenderbeut”. Ato u renditen në vend të 3-të, medalje bronzi, e me rekord kombëtar. Është pjesëtare e delegacionit shqiptarë në “lojrat olimpike” “Atalanta 96”. Për merita të veçanta në sport, me dekrete të qarqeve të ndryshme sportive të vendit, ajo është nderuar me çmimet “Mjeshtër i Madh”. “Mjeshtër i Merituar”. Medalja “Naim Frashëri i Artë”. “Qytetare nderi per Rrethinat”.

“Qytetare nderi e Shkodrës” dhe “Sportistja më e mirë Shekullit”

Për 10 vite me radhë ajo ishte ndër 10 sportistët më të mirë të sportit shkodran. Pas çeljes të vendit tonë drejt perendimit, në vitin 1992, Vera si shumë të tjerë kampionë merr rrugën për në mërgim. Ajo vendoset familjarisht në Athinë, por pa ju ndarë për asnjë çast atletikës. Ajo me kohë gëzonte respekt në elitën e sportit helen, që në kohën e diktaurës, kur kishte marrë pjesë në garat ndërkombëtare me flamurin Kuq e Zi. Ajo nisë të stërvitet te klubi i atletikës “Panion” i Athinës.

I bëjnë ofertë të garojë për flamurin grek, por ajo nuk pranon. Pra për 7 vitë me radhë, ajo garon për flamurin Kuq e Zi duke qenë një shembull i shkëlqyer për të tjerët. Për 20 vite ajo me familjen e saj të bukur, me bashkëshortin Nini Bitani, djalin Marko i cili për disa vite me radhë ka luajtur futboll në Greqi, e vajza Erika këngëtare e balerinë, largohen qëndrojnë në Athinë, e nga viti 2002 ata janë vendosur përfundimisht në shtetin skandinav të Suedisë, por duke lënë nga pas një histori brilante të lakmuar për çdo sportist.
(Shkrimi është marrë nga gazeta “Sot”)