Tirana dhe Vllaznia kanë barazuar në ndeshjen e sotme të vlefshme për javën e 29-të të Superiores. Klasikja e cila u zhvilluar në staidumin “Elbasan Arena”, përfundoi në barazim pa gola. Pas kësaj sfide ka folur “Lojtari i Ndeshjes”, futbollisti i Tiranës, Luciano Vera.

“Unë mendoj se sot bëra një ndeshje shumë të mirë. Morëm vetëm një barazim, por ishte një ndeshje e mirë, duhet të shohim tashmë për ndeshjen tjetër. E para është që të bëj mirë për ekipin e më pas për veten time.

E ardhmja? Nëse vazhdojmë kështu që të gjithë të sakrifikojmë për njëri-tjetrin dhe të punojmë, të çojmë ekipin ku e meriton të jetë dhe jo këtu ku është momentalisht.

Ndihem mirë që nga dita e parë që mbërrita këtu dhe fola me presidentin Halili. Që kur erdha e dija që Tirana ishte ekipi më i mirë. Por tani duhet të bashkohemi që të luajmë më mirë dhe ta çojmë më lart në renditje”, tha Vera.