Adriano Galliani, ish-administratori i deleguar i Milan, ka folur për të kaluarën e tij kuqezi:
“Ndeshja më e vuajtur? Finalja e Champions League në Athinë kundër LIverpool. Ka qenë 2007, po fitonim 2-0, Liverpool shënoi dhe shkoi shumë afër barazimit në minutat e fundit.
Mendova se do të ndodhte ajo që ndodhi dy vite më parë në Stamboll. Futbollisti më i fortë i Milan? Van Basten, nuk kam asnjë dyshim”, ka thënë Galliani.
Më pas ka thënë: Marrëdhënia me Barbara Berlusconi? Ka qenë e vështirë, nuk mund të gënjej.
Gattuso? E kam mbyllur me të vërtetë në dhomën e trofeve. Donte të largohej për shkak të dashurisë së madhe që kishte për Milan, nuk e duronte dot dhimbjen e humbjes së Stambollit dhe mendonte se duke u larguar, duke mos veshur më fanellën, dhimbje do të largohej më shpejt”.
“Në atë periudhë kam vuajtur shumë edhe unë dhe nuk kam fjetur për muaj të tërë. I kam thënë Rino-s: ‘Do ta shohësh se një ditë do të marrim revanshin dhe do ta fitojmë Champions-n. Ndoshta, pikërisht kundër Liverpool’”. /telesport/