Vërshëllimi i himnit, shpërthejnë tifozët francezë: Shqiptarët meritojnë të ndëshkohen, urojmë të keni krizë ekonomike…
Shqipëria u përball me Francën në stadiumin “Air Albania” në sfidën e vlefshme për eliminatoret e Europianit, ku kampionët e botës e mbyllën grupin në vendin e parë.
Në momentin e ekzekutimit të himneve, tifozët shqiptarë nuk kanë nguruar ta vërshëllejnë himnin e “gjelave”, kjo për shkak të situatës së paprecedentë të krijuar në sfidën e parë, ku organizatorët e ndeshjes ngatërruan himnin shqiptar!
Gjithsesi gjesti i sotëm nuk është pritur aspak mirë nga tifozët francezë të cilët kanë shpërthyer në rrjetin social “Twitter” dhe kërkojnë ndëshkimin e shqiptarëve nga UEFA.
“FIFA duhet të veprojë dhe t’i ndëshkoje! Shumë turp! Është ofenduar një histori, një trashëgimi, një komb”, shkruan nje tifoz francez.
Madje ka nga ata që nuk i kursejë mallkimet: “Urojmw që të ketë një krizë ekonomike në vendin tuaj të varfër”, shkruan dikush tjetër.