Biografia sportive:
Vasel Sokoli, ish futbollisti i Beselidhjes, trajner dhe mesues edukimit fizik.
Ka lindur me: 07.04.1965 ne Lezhe.
Origjina: Kelmend- Malesi e Madhe.
Skuadrat me te cilat ka luajtur: Shkendia, Dinamo dhe Beselidhja.
Golat qe ka shenuar: Per 4 vite me Shkendine rreth 70.
Shkolla qe ka mbaruar IKLF “Vojo Kushi”- Tirane
Shkolla ku punon: Shkolla 9-vjecare “Beselidhja” Lezhe.
– Sokoli, kur e keni filluar karrieren sportive?
Ne moshen 10 vjecare, ne vitin 1975 me profesor te madhin e paharruar Berhan Golemi. Ishte njeri me zemer te madhe, i paharruar per mua. “Studio mire e vazhdo shkollen”- me thoshte vazhdimisht. Ishte trajner i klasave sportive te Beselidhjes, them edhe njehere ishte njeri i mrekullueshem! Ne vitin 1978 kam vazhduar studimet ne Insituti e Kultures Fizike “Vojo Kushi” dhe kam luajtur me Shkendine.
Ishte shkolle profesioniste, me profesora te shquar, me trajnera te madhenj si Edmond Zalla, Miço Ndini, me te madhin e te medhenjve Petrit Gjoni (ne moshe 36-vjecare) dhe ikonen e trajnereve Shyqyri Rreli.
Per dy vite qe kam luajtur me te rriturit e Shkendise mund te kem shenuar 50 gola. dhe thuajse te gjitha skuadrave,Dinamos, Partizanit, Tiranes, Beses, Tomorit, Vllaznise etj. Gjate karrieres time kam luajtur nje sezon edhe me Dinamon.
– Kur u kthyet tek Beselidhja, si e ndjete vehten para publikut tuaj?
Emocionet kane qene te medha, sepse ndryshoi ambjenti, bluza. Do te luaja per ngjyrat e qytetit tim. Bluza e ekipit te Beselidhjes kishte peshe te madhe per mua. Kam patur shume kerkesa per te luajtur me klubet e Partizanit e te Dinamos, por ka qene kembengulja e Marash Ndokes qe te luaja per Beselidhjen.
– Sa gola keni shenuar me Beselidhjen dhe cilet kane qene me emocionantet?
Them afersisht 30-te. Me Luftetarin ne vitin 1986 ne Gjirokaster ka qene per mua shume me vlere goli qe shenova dhe qe nuk mund te rri pa e permendur golin kunder skuadres se madhe Vllaznia ne Shkoder pasi u demtova ne koke po ne ate ndeshje.
– Cili ka qene roli juaj te Beselidhja?
E fillova si sulmues e perfundova si organizator, rol qe nuk me ka pelqyer pasi une isha sulmues e golashenues.
– Trajneret tuaj dhe cili ka qene me i preferuari?
Nder trajneret do permendja Cuf Pelingun, Vasil Bicin, Sami Shuaipin dhe me i sukseshmi e me i preferuri Anastas Buneci.
– Cilet kane qene lojtaret me cilesore me te cilet keni luajtur tek Beselidhja gjate karrieres suaj dhe me i vleresuari per ju?
Padyshim Fehmi Rama mbetet legjende per Beselidhjen, por nuk humbin as vlerat e lojtareve si Paulin Deda, XHABIR GRUDA, Arben Struga, Zamir Ago etj.
– Cila eshte skuadra e preferuar per ju ne bote?
Padyshim Brazili
– Lojtaret me te mire boteror per ju?
Kryjf dhe Van Basten.
– Si e shpjegoni gjendjen e Beselidhjes qe nuk arrin te dale ne superiore prej shume vitesh?
Per mua organizimi eshte nje defekt i rendesishem. Presidenti Gjok Ndoka i vetem nuk ka mundesi te tjera. Privatizimi per mua do te zgjidhte çdo gja.
Intervistoi: Engjell GJOLAJ