Partizani triufmoi ndaj Vllaznisë me shifrat 2-0 në Superiore dhe mori kreun e tabelës, ndërkohë shkodranët janë dy vende më poshtë me po aq pikë më pak.
Në përfundimin e këtij takimi, trajneri i Partizanit, Veselinovic ka folur për mediat.
“Katër muaj kemi punuar fort, kam parë që djemtë janë shumë të përkushtuar. Ata janë shumë të motivuar. Normalisht që jam i kënaqur, edhe me disa segmente të lojës.
Ismaili, Shanaj, Keko, Kote, Buxhelaj janë të gjithë emra që kanë patur shansin e tyre. Është e vështirë që kur je në nivel të lartë të jesh i koncentruar. Vërejtje e saktë.
Nuk dua situata ku i jepet terren kundërshtarit. Por, jam shumë i lumtur që në pjesën e dytë nëpërmjet posedimit të topit e administruam ndeshjen. Pyetja e parë nuk është për mua. Kanë ndodhur zhvillime gjatë kampionatit.
Është jashtë kompetencave të mia. Për këto 4 muaj që jam këtu ndihem i kënaqur që punoj këtu, një përvojë shumë e mirë. Kam ardhur pasi ka filluar kampionati dhe nuk mund të ndikoja në pjesën e seleskionimit të ekipit. Më ka ndihmuar eksperienca që kam. Shqipëria është vendi i gjashtë ku punoj. Është një kampionat i ndërlikuar shumë.
Komplimente për të gjithë kolegët dhe kundërshtarët. Kjo më shtyn të jem më i mirë përditë. Unë mbaj dhe kam përgjegjësi vetëm për lojtarët që kam në dispozicion”, u shpreh Veselinovic.