Partizani do të luajë një ndeshje të rëndësishme ndaj Laçit në Kupën e Shëipërisë. Ekipet do të bëjnë mes tyre llogaritë për çerekfinalen e Kupës, duel ky që do të luhet ditën e nesërme në orën 13:30.
Aleksandar Veselinovic ka folur në konferencën për shtyp në prag të kësaj përballjeje. Trajneri i të kuqve ka theksuar se ndeshja e parë është gjysma e punës dhe për këtë ekipi do të jetë “all-in” vetëm për triumfin.
Ndër të tjera ka folur edhe për objektivat e skuadrës dhe sa i kënaqur është me merkaton e bërë nga drejtuesit e kuq.
“Sot është ditëlindja e klubit Partizani. I uroj klubit dhe gjithë pjestarëve të Partizanit, të gjithëve atyre që janë prezent dhe njerëzve që kanë punuar më parë këtu. Të gjithë atyre që e duan Partizanin dhe gjithë tifozëve të këtij klubi. Ndihem shumë krenar që një ditë ta them që kam qenë pjesë e këtij klubi në të ardhmen.
Pasi luajtëm 3 ditë më parë në kampionat nesër përballemi me Laçin në kupë. Eshtë një ekip i shkëlqyer, një ekip që janë i fortë në fushën e tyre. Na pret një ndeshje e vështirë. Do të luajmë dy ndeshje dhe ato në total mund të jenë 200 minuta. Eshtë shumë e rëndësishme që në këto dy ndeshje për kupë të jemi të përqendruar maksimalisht për ato 200 minuta. Faktikisht ndeshja e parë është gjysma e punës.
20 vite pa fituar Kupën? Është befasi edhe për mua pasi nuk e dija që Partizani ka kaq vite pa e fituar këtë trofe. Përgjegjësia jonë është që në çdo ndeshje të jemi të përqendruar dhe ti marrim gjërat hap pas hapi.
Titulli dhe Kupa, a është gati Partizani për të 2 trofetë? Kemi folur shumë për merkaton. Nëse më pyesni mua jam i lumtur që merkato është mbyllur. Ajo që është e drejtë dhe korrekte për ta thënë është që të gjithë djemtë që momentalisht janë pjesë e skuadrës janë ata që do të kenë mbështetjen maksimale dhe janë ata që do ta mbajnë Partizanin në luftë në të dy frontet.
Derbi? Sipas kalendarit kemi tre ndeshje për 8 ditë. Për të respektuar veten si profesionist që jemi në këtë moment mendoj vetëm për Laçin. Si e tillë ndeshja në kupë dhe kundërshtari ndaj të cilit luajmë meriton respekt maksimal dhe në raport me këtë ne respektojmë edhe veten tonë. Këtë nuk po e them vetëm për para jush (mediave), por këtë e dinë edhe futbollistët që mendojmë vetë hap pas hapi pra kemi Laçin dhe më pas të mendojmë ndeshjen tjetër. Ndaj përqndrimi im maksimal është për përballjen me Laçin në kupë.
Laçi? Normalisht që do të fokusohemi totalisht te kjo ndeshje. Në fushë ndodhin situata komplekse, të paparashikuara prandaj futbolli është interesant”, ka përfunduar timonieri serb.