Partizani e mbylli në vendin e parë fazën e parë të Superiores. Nesër ata do të përballen me Vllazninë në orën 19:30. Në prag të këtij dueli, trajneri i të kuqve, Aleksandër Veselinoviç ka dalë në konferencën e zakonshme për mediat.
“Jemi ende në muajin tetor dhe nuk mund të flasim për pozitat në renditje, çdo ndeshje është shumë e fortë, ndeshja e fundit në Elbasan ishte ndeshje spektakli për të dyja skuadrat, gjithashtu kam marrë informacion që edhe në Shkodër do të jetë e njëjta gjë. Vllaznia është një klub me histori dhe traditë dhe po ashtu këtë sezon kanë zhvilluar ndeshje mjaft të mira por siç e kam thënë ne duhet të mendojmë për veten tonë.
Duke parë që ndeshjet janë të vështira dhe të afërta, nëse do të mendojmë për ndeshjen e radhës dhe jo atë që kemi ne tani është shumë gabim, e kam thënë shpesh që ndeshjet e kampionatit shqiptar janë të vështira, 6 skuadra i ndan një diferencë prej 2 pikësh. Për dy ndeshje nëse nuk merr maksimumin përfundon në vendin e 6-të, e thash më parë nëse ti je mjaft mirë deri në prill dhe të dëmtohen dy lojtarë kryesorë t’i mund të humbasësh gjithë sezonin.
Në kampionatin serb, vetëm Partizani dhe Ylli i kuq luftojnë për titullin, të tjerat vetëm ëndërrojnë. Partizani është një klub i madh, puna ime është të punoj në mënyrë psikologjike dhe lojtarët e rinj duhet të punojnë edhe më shumë se janë pjesë e këtij klubi të madh.
E kemi ne në dorë se çfarë duhet të ndryshojmë, duhet të kemi respekt për të gjithë rivalët tanë. Statistikat mbeten gjithmonë statistika, nuk është problemi fusha apo qyteti në të cilin luajmë nëse ne jemi maksimumin është si të luajmë në Tiranë ose jashtë. Kemi marrë informacion që Balaj po trajtohet në Serbi, por nuk bën problem nëse ai luan apo jo. Vllaznia është një skuadër e kompletuar, ka në stol lojtarë shumë të mirë”, deklaroi Veselinoviç.