Nga Endri ÇINARI
Një nga ndeshjet e Premier League që është luajtur ditën e djeshme në kuadër të javës së 26-të të kampionatit ka qenë edhe ajo mes Southhampton dhe Brighton. Ku ishin miqtë bardheblu të cilët fituan me rezultatin e thellë në transfertë me rezultatin 0-4. Me “pulëbardhat” aktivizohet edhe sulmuesi me origjinë shkodrane, Brajan Gruda.
20-vjeçari i cili përfaqëson në kombëtaret e moshave momentalisht Gjermaninë, e nisi sfidën nga stoli. Për t’u hedhur në fushë vetëm në minutën e 79-të të takimit, ku rezultati tashmë ishte i vulosur 0-3 për bardheblutë. Ku më parë kishin gjetur rrjetën Joao Pedro, Mintehh dhe Mitoma. Megjithatë edhe pse pak minuta në fushën e lojës, do kishte lavdi edhe për Gruden.
Mëngjërashi do bëhej protagonist në minutën e 82-të. Ku me një harkim të bukur në zonë gjen Hinshelwood, me mbrojtësin që do dërgonte shifrat në 0-4. Që do ishin edhe përfundimtaret në fundin e 90 minutave. Ky është asisti i dytë për Gruden këtë sezon, ku në Premier League ende s’ka shijuar golin. Kujtojmë se sulmuesi iu bashkua Brighton në merkaton e verës së shkuar.
Ku nga rradhët e Mainz në Bundesliga u transferua në ishullin britanik. Me skuadrën gjermane që arkëtoi 30 milionë euro nga shitja e shkodranit, i cili u bë lojtari më i shtrenjtë i shitur në historinë e Mainz.(www.shkodrasport.com)