Vllaznia dhe Skënderbeu do të përballen këtë të shtunë për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, nis në orën 18:00.

Klubi shkodran ka nxjerrë ditën e sotme në shitje biletat për këtë sfidë. Në tribunat C, D dhe E të stadiumit, pra në mbi 70 për qind të stadiumit, bileta kushton 100 lekë, ndërsa në ato A dhe B 1000 lekë. Ndërkohë që një biletë “VIP” kushton 1500 lekë.

Ekipet vijnë në këtë sfidë me synime të ndryshme, kreun dhe mbijetesën. Vllaznia me 50 pikë mban vendin e 3-të, ndërsa me 27 pikë të grumbulluara, korçarët renditet në vendin e fundit.