Ka hyre ne loje ne fundin e minutes se 83-te dhe i kane mjaftuar vetem 13 sekonda per te derguar topin ne rrjete.
E kemi fjalen per sulmuesin kenian Ismael Dunga i cili ne kete menyre ka debutuar me gol ne kampionat me fanellen e Vllaznise.
Ai e ka nisur lojen si zevendesues, por shtate minuta para fundit ka ndjekur nje aksion te skuadres se tij dhe po ashtu ka shoqeruar nje gjuajtje jo si duhet te Krymit, duke i ndryshuar paksa drejtim dhe duke e derguar topin ne rrjete.
Nje gol qe ka sjelle gezimin e ligjshem te 27 vjeçarit qe Vllaznine e ka pervojen e tij te trete ne futbollin shqiptar, pas asaj me Luftetarin dhe Tiranen.
Dhe me shkodranet e ka nisur ne menyren e duhur, ndonese ne shtese ka patur edhe nje tjeter mundesi te arte per te shenuar serish, por e ka derguar topin jashte.
Goli i sotem me siguri qe do ta ndihmoje Dungen te ndihet i rendesishem per Vllaznine dhe ne ndeshjet e ardhshme me siguri qe do te beje edhe me mire./SHKODRA-SPORT.COM/