Edhe pse kanë rënë zyrtarisht nga Premier League, Leicester City kanë futur në histori një prej lojtarëve të tyre. Bëhet fjalë për Jeremy Monga që është futur në historinë e elitës së futbollit britanik.
Talenti anësor, 15 vjeç e 271 ditë u fut mbrëmjen e djeshme në fushë në sfidën mes Leicester dhe Newcastle. Monga është bërë futbollisti i dytë më i ri në historinë e Premier League.
Rekordi për lojtarin më të ri që ka debutuar në nivelin e futbollit më të lartë në Angli, është Ethan Nwaneri i Arsenalit. Ky i fundit debutoi në vitin 2022 kur ishte 15 vjeç e 181 ditë.