Eshte vetem 16 vjeç, por konsiderohet me shume te ardhme dhe jo me kot, drejtuesit e Vllaznise e kane ofruar ne rradhet e Akademise se tyre dhe jo vetem kaq, por diten e sotme ka qene ne stervitje edhe me ekipin e pare.
E kemi fjalen per portierin Fabian Lekaj. Bashke edhe me dy futbolliste te tjere te ekipit U19, mbrojtesin Xhulian Kapllanaj dhe mesfushorin William Cungu, ka qene edhe ai i pranishem. Kuptohet qe prania e tij ne kete seance eshte bere me qellim mbeshtetjen dhe promovimin e tij.
Por njekohesisht ky eshte nje tregues per t’ia bere te qarte se nese vazhdon te punoje ne kete menyre, dyert e ekipit te pare te Vllaznise do te jene te hapura per te.
Lekaj e ka nisur futbollin fillimisht me ekipet e moshave te “Arres se Madhe” dhe me pas per dy sezone ka luajtur me ekipin e “Basanias” ndersa kete vit i eshte bashkuar Akademise Vllaznia ku po tregon me se miri aftesite e tij.
Kete sezon po shkelqen me Vllaznine U17 teksa me paraqitjet e tij e ka ndihmuar ekipin qe te jete ne vendin e pare te renditjes se kampionatit dhe po ashtu te siguroje edhe daljen ne finalen e Kupes se Shqiperise. Tashme, per te vjen edhe ftesa per t’u stervitur me ekipin e pare te Vllaznise. Natyrisht jo keq per nje 16 vjeçar…/SHKODRA-SPORT.COM/