Fitorja e sotme 5-0 ndaj Skenderbeut i ka gezuar te gjithe ne Shkoder. Por per presidentin Xhaferi perpos kenaqesise se fitores te thelle dhe marrjes se tre pikeve, kenaqesi ishte edhe aktivizimi i disa futbollisteve te rinj ne kete takim.

Dhe perpos Dodajt e Zaganjorit te cilet kane debutuar disa me pare me ekipin e pare te Vllaznise, sot ka debutuar me te edhe nje tjeter futbollist i Akademise Vllaznia. Behet fjale per Egert Selmanin.

I datelindjes 2006, pra vetem 17 vjeç, mbrojtesi i majte eshte futur ne loje ne vend te Males ne minutat e fundit te ndeshjes se sotme ndaj korçareve duke rregjistruar kesisoj te paren ndeshje te tij me ekipin e endrrave- Vllaznine.

Selmani eshte prej vitesh pjese e ekipeve kombetare te moshave dhe tashme edhe stafi i ekipit shkodran duket se i ka hedhur syte drejt tij. E rendesishme eshte qe sot e veshi per here te pare fanellen e Vllaznise, te tjerat do te vijne me pas./SHKODRA-SPORT.COM/