Lajmi tjetër i bukur, pjesë e fitores së PSG ndaj Troyes, ishte edhe debutimi i Timothy Weah, djalit të legjendarit George Weah, aktualisht president i Liberisë dhe i vetmi futbollist afrikan që ka fituar trofeun më të çmuar individual në futboll, “Topin e Artë”.

Vetëm 18 vjeç, sulmuesi u aktivizua për të debutuar 12 minuta përpara përfundimit të ndeshjes, por pa patur kështu mundësinë që të dëshmojë shumë nga cilësitë e tij.

Gjithsesi ai shpërdoroi një shans të mirë në mintën e fundit, pasi humbi duelin i vetëm përballë portierit kundërshtar Zelazny.

Weah konsiderohet si një nga perlat e akademisë së PSG dhe ëndërron të ndjekë hapat e babait të tij, që deri tani është i vetmi futbollist afrikan që ka fituar “Topin e Artë” dhe që ka luajtur te PSG, veç ekipeve të tjera, me një karrierë të suksesshme prej golashënuesi.

Djali i Weah spikati tek ekipi i të rinjve të Red Bull në New York përpara se të transferohej në Europe në vitin 2014, për tu bërë pjesë e akademisë së PSG. Korrikun e kaluar ai nënshkroi kontratën e parë si profesionist me klubin parisien./telesport/