Sukseset me kombëtaren shqiptare nuk i kanë mjaftuar Xhani De Biazit të punojë për një kohë të gjatë në krye të skuadrës spanjoale Alvesh. Pikërisht ditën e sotme, ky klub lëshoi një deklaratë zyrtare, në të cilën konfirmon se Gianni de Biasi nuk është më trajner i klubit bask, pasi drejtuesit vendosën ta anulojnë kontratën e tij, pasi rezultatet e fundit në La Liga ishin mjaft të dobta. Javier Caballero do të marrë përgjegjësinë për drejtimin e skuadrës, ndërsa Alavés, e cili tregoi mirënjohjen e tij për trajnerin italian, po kërkon një trajner tjetër.

De Biasi ka ndjekur gjurmët e Luis Zubeldia, i cili e filloi sezonin me blubardhët, por u pushua nga puna në shtator për shkak të performancës së keqe. Klubi, i cili ka treguar se nuk ka shumë durim, do të luajë finalen e Kupës së Mbretit kundër Barcelonës. Në këtë mënyrë, tashmë De Biazit do t’i duhet të qëndrojë sërish pushim. Gjatë kohës kur ishte trajner i Shqipërisë, shpeshherë kanë dalë në media oferta në ndryshme në adresë të tij, nga kombëtare dhe klube të ndryshme. A do t’i vijnë sërish këto oferta? Të presim! Dështimi me Alaves në fakt nuk është një sinjal i mirë.
© shkodrasport.com