Jane luajtur deri tani 13 jave kampionat, me shume se 1/3 e gares se rregullt dhe skuadrat tashme kane krijuar edhe profilin e tyre per ate se çfare kane si objekiv dhe çfare mund te arrijne. Vllaznia deri me tani eshte shfaqur si nje nga pretendentet kryesore sebashku me Partizanin.
Ajo qe bie ne sy nese i referohemi statistikave te ndeshjeve te deritanishme eshte se stafi teknik u ka dhene besim plot 24 futbollisteve per te luajtur, qofte edhe nje minute. Ky padyshim qe eshte nje numer i konsiderueshem dhe ne fakt nuk ka ndodhur kaq shpesh qe te aktivizohet nje numer i tille lojtaresh, per me teper me nje ekip qe pretendon.
Por nga ana tjeter, ajo çfare konstatojme eshte se vetem 4 futbolliste i kane luajtur te gjitha ndeshjet e deritanishme. Behet fjale per portierin Kristi Qarri, per mbrojtesin Andrey Yago, mesfushorin Klinti Qato dhe sulmuesin Esat Mala.
Megjithate “rekordmeni” eshte portieri Qarri i cili ka luajtur te plota nga 90 minuta te gjitha keto ndeshje dhe ka nje total 1170 minutash aktivizim. I dyti eshte Yago i cili ka luajtur 1163. Ne vend te trete eshte Mala me 1103 minuta dhe i katerti Qato me 1044 minuta./www.shkodrasport.com/