HomeKRYESOREVetëm dy pikë larg Realit të Madridit, Barcelona pret të shpallet kampione...

Vetëm dy pikë larg Realit të Madridit, Barcelona pret të shpallet kampione e La Liga para kohe

Në Spanjë kanë një skenar të mundshëm i cili do të ndodhë sipas të gjitha gjasave, nëse kampionati do të mbyllet pikërisht tani.

La Liga do e lejojë që të shpallet kampione ekipi që kryeson aktualisht, ndërsa në vendin e parë është Barcelona, vetëm dy pikë larg Realit të Madridit.

Madrilenët kanë bërë shumë hapa të gabuara së fundmi, ndërsa me lëshimin e kreut në këtë moment, rrezikojnë vërtet shumë. Por sot askush nuk e di sesi do të përfundojë saktësisht ky sezon, pasi skenaret janë nga më të ndryshme.

Me vëmendje do të shihet konferenca e UEFA-s në ditën e martë, atje ku do të thuhet sesi do të veprohet edhe për “Champions League”. /Sport Ekspres/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments