Trajneri i Laçit, Françesko Moriero, ka shprehur keqardhjen e tij që skuadra doli pa pikë përballë Partizanit.

“Në pjesën e parë kemi bërë një pjesë të parë të madhe, sipas meje e meritonim avantazhin siç ndodhi. Nuk më pëlqen të flas për episodet se janë pjesë e futbollit. Në pjesën e dytë kemi bërë një ndeshje të mirë ndaj një skuadre të mirë. Mos të harrojmë që jemi një ekip shumë i ri, djemtë dhanë gjithçka, luajtën me shumë intensitet. Kur nuk bën gol, kur ke raste, rrezikon të pësosh. Ndaj jam i inatosur për rezultatin, jo paraqitjen. Mendoj se meritonim diçka më shumë.

Nuk u konsumuan djemtë, se edhe ata që u futën, u futën mirë, absolutisht jo. Skuadra luan me intensitet shumë të lartë se stërvitemi ashtu. Mendoj se në pjesën e parë kishte vetëm një skuadër në fushë që ishte Laçi. Normale që kur luan ndaj një skuadre me lojtarë të mirë, me rastin e parë mund të të ndëshkojnë. Skuadra luajti taktikisht shumë mirë dhe vazhdojmë kështu në vijim.

Ata hodhën në fushë të gjithë lojtarët sulmues që kishin, ne kishim ndonjë rast me kundërsulmet. U treguam pak të qartë para portës. por skuadra luajti gjithmonë dhe imponoi lojën, më vjen keq për rezultatin, se kjo është një skuadër që jep zemrën. E kanë kuptuar që futbolli është sakrificë. E kanë kuptuar që trajneri sheh paraqitjen, kur jep 100% në fushë. Futbolli është me tre rezultate, duhet kuptuar si humbet kur humb. Do analizojmë gabimet, por për sot nuk mund t’u them asgjë djemve.

Traore e zëvendësova se nuk beri atë që i thashë unë. Unë kam thënë gjithmonë që nuk më intereson emri, nëse luan 5 apo 10 minuta, duhet të jesh pjesë e një skuadre me mentalitet fituesi, Unë jam trajneri dhe do hedh në fushë lojtarët më të mirë. Futa Ballhysën e Bullarin, luajta me katër në sulm, por Traore nuk bëri atë që i thashë unë kur u fut në fushë”, tha Moriero për RTSH pas ndeshjes.