Tirana, Egnatia, Partizani dhe Vllaznia janë skuadrat më aktive në këtë merkato. Të 4 ekipet vazhdojë intensivisht përgatitjet për pjesmarrjen në kompeticionet europiane dhe po përforcohen me elementë cilësorë.

Por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për skuadrat e tjera. Këtu përjashtojmë vetëm Dinamon dhe Elbasanin. Të dy këto klube kanë lëvizur “gurët” e tyre si në merkaton në hyrje edhe në dalje.

Ndërsa 4 skuadra të tjera kanë patur vetëm largime. Nga Skënderbeu, Teuta, Laçi dhe Bylisi deri tani janë larguar disa futbollistë. Drejtuesit e këtyre klubeve deri tani nuk kanë mundur të zyrtarizojnë asnjë lojtart. Siç duket ekipet në këtë aspekt janë në “gjumin letargjik”, teksa nuk kanë bërë asnjë lëvizje.

Ende nuk ka një datë zyrtare, por sezoni i ri pritet të filllojë nga mesi i muajit gusht. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me këto ekipe dhe sa do t’ia dalin të ndërtohen skuadrat për sezonin e ri.