Dy golat e shënuar sot nga Kilian Mbape në ndeshjen ndaj Danimarkës, kanë ngjitur përkohësisht numrin 10 të Francës në kreun e renditjes së golashënuesve më të mirë të këtij Botërori, përkrah Ener Valencias.

Ndërkohë, edhe e kanë ndihmuar që të ngjitet edhe në renditjen e të gjitha kohëve të golashënuesve më të mirë të një aktiviteti të tillë.

Mbape është në kuotën e 7 golave me përfaqësuesen e tij, duke arritur emra si Mesi e Suarez përpara tij, por me shumë vite para që mund ta ndihmojnë që të sigurojë një bilanc më të mirë se të dy këta futbollistë për të cilët ky është Botërori i fundit.

Në fakt, Mbape është bërë lojtari i dytë në histori i cili arrin kuotën e 7 golave në Botërorë pa mbushur 24-vjeç. I pari ishte Pele, i cili e bëri një gjë të tillë kur ishte në moshën 21-vjeçare në Botërorin e vitit 1962 në Kili.

Pele e mbylli karrierën e tij me 12 gola në Botërorë, një shifër të cilën Mbape mund ta arrijë edhe në këtë edicion nëse vazhdon këtë formë para portës.