Dita e neserme eshte dite feste ne Shkoder. Vllaznia feston 104 vjetorin e krijimit te saj dhe nje nga aktivitetet qe do ta shoqeroje kete pervjetor eshte edhe nje ndeshje miqesore veteranesh qe do te zhvillohet ne kete qytet.
Nje gje e tille behet e ditur nga vete klubi shkodran permes nje postimi te bere mbremjen e sotme ne faqen zyrtare te tij ku shkruhet ne kete menyre:
“Ditën e nesërme (e enjte) në ora 16.00 në stadiumin “Loro Boriçi”, do të zhvillohet një ndeshje mjaft interesante futbolli, ajo në mes veteranëve të Vllaznisë dhe Ferizajt.
Marëdhëniet e shkëlqyera të krijuara prej vitesh, do të vijojnë me këtë përballje miqësore e cila do të luhet nesër, edhe në kuadër të festimeve të 104 vjetorit të krijimit të Klubit Vllaznia.
Padyshim që për të gjithë ne do të jetë një kënaqësi t’i shohim në fushë duke luajtur emrat e shquar që kanë kontribuar në vite për këto dy ekipe”./SHKODRA-SPORT.COM/