Diten e djeshme jane luajtur ndeshjet e fundit ne grupe dhe si rrjedhoje jane percaktuar edhe kater skuadrat gjysmefinaliste te Kupes se Shqiperise ne futboll per femra. Emrat e tyre jane Apolonia, Egnatia, Tirana dhe Kinostudio. Ne pamjte te pare nuk ka asgje te gabuar, por ne fakt ai qe e njeh mire kete lloj futbolli, e kupton qarte se ata te cilet e kane hartuar skemen e sivjetme, kane gabuar rende.
Dhe madje qe tani mund te thuhet se Apolonia do te jete fituesja e ketij trofeu per kete sezon. Kjo sepse fieraket kane diferenca te medha me tre ekipet e tjera qe do te vijojne me tej garen.
Po çfare ka ndodhur sivjet? Ne mungese te Vllaznise te perjashtuar qe vitin e kaluar pas vendimit te Disiplines, dikush ne Federate ka shpikur nje skeme te re per Kupen. 9 skuadrat pjesmarrese jane ndare ne 3 grupe me nga 3 skuadra secila dhe ndarja eshte bere sipas renditjes te fazes se pare te kampionatit.
Por çudia me e madhe e atyre qe hartuan kete skeme ishte se tre prej skuadrave me te mira te kampionatit, Apolonine, Gramshin dhe Partizanin i lane ne nje grup sebashku, per te vijuar me skuadrat e renditura ne vendet 5,6 dhe 7-te (Egnatia,Kinostudio dhe Laçi) dhe ne grupin e fundit tre skuadrat e renditura ne vendet 8, 9, 10 (pra Tirana, Teuta dhe Lushnja).
Qe do te thote se nga grupi i skuadrave me te mira te kampionatit do te kualifikohej vetem nje skuader, dhe po nje edhe nga grupet e skuadrave te mesit te renditjes dhe nje nga skuadrat e vendeve te fundit!!! Atyre do t’u shtohej edhe skuadrat e dyte e renditur me mire.
Me kete skeme fantazem, konkluzioni eshte se skuadra e vendit te dyte dhe te katert ne kampionat, kane mbetur jashte Kupes, ndersa eshte kualifikuar skuadra e vendit te tete qe ka vetem nje fitore ne fazen e pare dhe golaverazhin -40!!!
Duket se per futbollin e femrave ne FSHF ende vazhdojne te shpikin skema dhe formula qe nuk kane asnje vlere, ashtu siç nuk ka asnje vlere as “Final 4” i kampionatit.(www.shkodrasport.com)