Vetëm dy klube ndër dhjetë të Superiores vazhdojnë t’i besojnë trajnerëve që përgatitën skuadrën në verë, pavarësisht ulje-ngritjeve. Bëhet fjalë për Vllazninë me Brdariç dhe Egnatia që Tetova nuk ka lëvizur nga kampionët, prej janarit të vitit 2023 duke qenë nga rastet e rralla të Superiore.

Tetë klube të tjera në Superiore po prodhojnë shumë ndryshime në stol. Ky kampionat nisi me lëvizjet në pankinë dhe kështu po vazhdon. Dritan Mehmeti nga Dinamo ishte largimi i parë, ndërsa më i freskëti është i Bledar Devollit. Ky i fundit u shkarkua nga Teuta, që ndodhet në vendin e parafundit.

Tek Vllaznia dhe Egnatia, besimi ndaj Brdariç dhe Tetovës ka rezultuar i suksesshëm. Kjo pasi Egnatia ndodhet e pashqetësuar në krye, teksa Vllaznia po provon të krijojë distancë nga vendi i dytë.

Gjatë këtij edicioni, Partizani ka qëndruar në fillim me drejtorin Abilaliaj si trajner të përkohshëm. Në anën tjetër te Dinamo pas Mehmetit ishte Erjon Xhafa, që duhet të drejtonte para Ilir Dajës.

Bledi Shkëmbi te Tirana ka provuar të largohet nga bardheblutë, ndërsa u rikthye sërish në vendin e Maganit. Bylis dhe Teuta janë skuadrat me ndryshimet më të shumta në pankinë, konkretisht nga tre trajnerë.

Trajnerët e Superiores deri në javën e 25-të të sezonit 2024/25

Egnatia: Edlir Tetova

Vllaznia: Tomas Brdariç

Dinamo: Dritan Mehmeti, Erjon Xhafa(përkohësisht), Ilir Daja

Partizani: Arbër Abilaliaj(përkohësisht), Aleksandar Veselinoviç

Laçi: Armando Cungu, Françesko Moriero

Elbasani: Roberto Bordin, Ivan Gvozdenoviç

Tirana: Bledi Shkëmbi(dy herë), Gugash Magani

Skënderbeu: Ivan Gvozdenoviç, Ernest Gjoka

Teuta: Edi Martini, Bledar Devolli, Bledar Hodo

Bylis: Emanuel Egbo, Nevil Dede, Gentian Mezani