Nga Endri ÇINARI

Ulja e moshës mesatare të skuadrës dhe dhënia hapësirë e elementit të ri ka qenë një fakt që ka rënë në sy tek Vllaznia këtë sezon. Shkodranët iu kanë besuar më shumë se në sezonet e shkuara elementit të ri. Dhe madje nga ata që janë aktivizuar si Delaj apo Dodaj kanë lënë përshtypje shumë pozitive.

Por një vëzhgim i “Shkodra Sport” na tregon se kuqeblutë kanë një formacion U-23 në ekip. Futbollistët tek të cilët mund të ndërtosh Vllazninë e së ardhmes apo edhe të përfitosh për ti shitur në kampionat më të forta. Kështu duke nisur nga porta, ku një element i prespektivës është Aron Jukaj. Me gardianin 19-vjeçar që e ka bërë debutimin e tij në një ndeshje kundër Skënderbeut sezonin e shkuar.

Në mbrojte elementë si: Brahimi (19), Pusi (23), Spahija (21) dhe Selmanj (18) mund të jenë një garanci e së ardhmes. Duke mos përjashtuar edhe futbollistë të tjerë jo shkodranë si: Bajrami i cili është 23 vjeç apo Podrimcaku vetëm 22 vjeç. Në mesfushë Zaganjori (19), Maliqi (20) dhe Shimaj (19) janë elementë të dalë rishtazi nga akademia Vllaznia. Ku me moshat kanë qenë ndër më të spikaturit në vend.

Në sulm tashmë mund të quhen të konfirmuar dyshja Delaj (21) dhe Dodaj (19) të cilët pritet të jenë akoma më shumë protagonistë në të ardhmen. E ndërsa shansin e tij po pret edhe Tafili (19) i cili po ashtu është afruar në merkaton e fundit verore në skuadër. Po ashtu në këtë repart është edhe sulmuesi Klajti Halili i cili konsiderohet një lojtar me të ardhme. Në këtë mënyrë Vllaznia ka një ekip të dubluar në çdo rol dhe një skuadër U-23 të mbushur me shkodranë që pret shansin për të treguar vlerat e tyre në çdo moment./www.shkodrasport.com/