Victoria Beckham është rrëfyer për edicionin spanjoll të “Vogue” dhe ka përgënjeshtruar mitin e “urrejtjes” së saj për Spanjën. Bashkëshortja e David Beckham, në fakt, ka kujtuar me dashuri vitet e kaluara në Madrid: “Ato vite kanë qenë të pabesueshëm. Kam adhuruar Spanjën dhe jam argëtuar shumë duke rritur fëmijët e mi”. Kanë qenë të shumtë ata që kanë paragjykuar punën e saj në botën e modës para se të njihnin vlerën e vërtetë:

“Kam qenë gjithmonë e vetëdijshme për faktin se njerëzit do ta paragjykonin punën time, për shkak të së kaluarës time më Spice Girls dhe për faktin se jam martuar më një futbollist.

Për këtë arsye ka qenë e rëndësishme që produkti të fliste vetë, gjë që e ka bërë që nga fillimi”.Në lidhje me marrëdhëniet e këqija me pjesëtaret e tjera të ish-grupit: “Kam ruajtur kontaktet me të gjitha dhe jam krenare për atë që kemi arritur bashkë. Unë e dashuroj muzikën e Spice Girls dhe besoj se do ta dua gjithmonë. I pëlqen edhe David-it dhe fëmijëve”. Në fund, një koment për kritikat: “Jam ekspozuar në publik që në moshën 19 vjecc dhe ka kohë që nuk shqetësohem më për atë që thonë ose mendojnë njerëzit”./telesport/