Prej dy javesh mungon ne fushe per shkak te nje demtimi te pesuar ne kavilje ne ndeshjen ndaj Teutes, por braziliani Victor da Silva nuk mund te mungoje prane Vllaznise edhe ne ndeshje.
Ai ka qene bashke me shoket e ekipit ne dhomat e zhveshjes para dhe pas ndeshjes nderkohe qe gjate 90 minutave, e ka ndjekur ate nga tribuna.
Por mjafton te shohim kete foto te bere sot, per te konstatuar edhe ndryshimin e “look’-ut te tij. Ai i ka lyer floket me ngjyre te verdhe dhe per rrjedhoje, nuk ishte e veshtire te dalloje ndryshimin tek ai.
Megjithate ajo qe pritet tashme eshte rikthimi i tij ne fushe dhe shpresat jane te medha qe te merkuren ndaj Kastriotit te mundet te luaje.
Victor da Silva eshte nje nga lojtaret me te rendesishem te Vllaznise dhe prania e tij ne fushe do te ishte nje plus i madh per ekipin shkodran./SHKODRA-SPORT.COM/