U mendua se do te ishin gati per ndeshjen e djeshme ndaj Kukesit, por nuk ka ndodhur keshtu. Aleksandar Isaevski dhe Herald Marku nuk kane mundur te luajne dot ndaj Kukesit.
Ata vazhdojne te jene ne infermieri edhe per pak dite dhe tashme duhet pare nese do te rikuperohen plotesisht per ndeshjen e rradhes, ate qe do te luaje diten e premte ndaj Bylisit po ne Shkoder.
Por nderkohe atyre te dyve tashme i eshte shtuar ne infermieri edhe braziliani Victor da Silva. Ai u detyrua te largohej i demtuar nga fusha e lojes dje qe ne minuten e 20-te pas nje demtimi qe pesoi duke i lene vendin malazezit Kaleziç.
Sipas informacioneve te para, duket se kemi te bejme me nje problem muskular dhe sot stafi mjekesor do te kryejne ekzaminimet e duhura per te pare edhe shkallen e demtimit.
Shpresat jane te pakta qe ai te rikuperohet per ndeshjen e se premtes, por nderkohe qe stafi teknik ka besim se do te kete te gatshem njerin nga Isaevski dhe Marku dhe ndoshta edhe te dy./SHKODRA-SPORT.COM/