Perkrah trajnerit Brdariç, sot para gazetareve ka qene edhe sulmuesi brazilian Victor Da Silva. Ai eshte shprehur i kenaqur qe e ka lene pas demtimin dhe ka premtuar se do te beje me te miren qe Vllaznia te arrije objektivat e saj te ketij sezoni.
“Po jam i kënaqur, pasi kalova 3 javë të komplikuara sa i përket dëmtimit që pata, por tani jam rikuperuar plotësisht dhe jam në dispozicion të skuadrës për të dhënë më të mirën time.
Besoj që jemi në rrugën e duhur. Kemi bërë një kampionat të mirë deri tani, përtej edhe pritshmërive. Jemi të kënaqur. Bëmë një hap të mirë në kupë duke prekur finalen, por këtë duhet ta lëmë pas për nje moment dhe të përqëndrohemi në kampionat. Jemi të dytët, 2 pikë larg Teutës, duhet të vëmë zemrën tonë për ti shkuar deri në fund.
Ne hyjmë në fushë për të fituar. Ky është mentaliteti ynë, përtej skuadrës që kemi përballë. Duhet të japim maksimumin tonë, 100% edhe pse nganjëherë nuk mjafton. Nese luajmë si të mërkurën, pak skuadra mund të na sfidojnë.
Sipas meje po, besoj që deri tani asnjë skuadër nuk na ka vënë në vështirësi të mëdha sa i përket lojës. Nëse jemi të dytët ka një motiv, luftojmë në cdo ndeshje dhe nëse kemi të njëjtën shpirt si të mërkurën, do të bëjmë dicka të rëndësishme për objektivin.
Tani jam mirë, jam rikuperuar. Kam bërë më të mirën për të fituar poizicionin që kisha dhe jam plotësisht gati.
E kam përjetuar keq që nuk shënova të mërkurën. Por ishte më e rëndësishme të fitonim dhe të shkonim në finale. Fale Zotit rasti që humba nuk ndikoi në rezultat dhe jam i kënaqur për këtë.
Presim që ato të na mbështesin në vështirësi dhe gëzim. Ato janë motivi që jemi në fushë, edhe pse na mungojnë sepse nuk janë në stadium. Të vazhdojnë të na mbështesin”.