Ka luajtur me te dy ekipet dhe ka arritur te lere gjurme me klasin dhe talentin e tij. Sulmuesi brazilian Victor Da Silva e ka lene kampionatin shqiptar ku eshte aktivizuar fillimisht me Vllaznine dhe Partizanin e tashme luan ne Uzbekistanin e larget.

Ai ne nje interviste te dhene per mediat, ka folur edhe per kampionatin shqiptar dhe pikerisht per sfiden e kesaj jave ne mes dy ish- skuadrave te tij per te cilen eshte shprehur:

“Nuk kam arritur ta ndjek me kohë të plotë kampionatin shqiptar, por disa ndeshje i kam parë. Mendoj se favoritët janë gjithnjë të njëjtët: Partizani, Egnatia dhe Vllaznia, me disa që mund të surprizojnë. Përfshij këtu Elbasanin apo Dinamon. Tiranën e shoh në vështirësi për shkak të ndryshimeve të shumta që u bënë përgjatë verës.

Mendoj se Vllaznia- Partitani është gjithnjë një nga ndeshjet më të mira të kampionatit shqiptar. Janë skuadra tradicionale dhe historike të futbollit shqiptar, ndaj sigurisht që do të jetë interesante. Shpresoj të fitojë skuadra më e mirë, por me një futboll të bukur”- eshte shprehur Da Silva./www.shkodrasport.com/