Vllaznia e femrave eshte ne finale te “Final 4”. Dhe nuk kishte si te ndodhte ndryshe pas dy perballjeve ndaj Partizanit ku shkodranet fituan te paren ne kryeqytet ne shifrat 3-0, ndersa sot shkuan edhe me tej duke marre nje fitore shume me te thelle, 7-0.
Ne kete menyre me dy fitore dhe me golaverazhin 10-0 te ketyre dy ndeshjeve, tashme kampionet ne fuqi te vendit presin te qeta rivalen e tyre qe do te dale nga çifti Apolonia- Tirana, per te luajtur pastaj kunder saj ne finalen e 13 majit ne Tirane.
Ne sfiden e kthimit gjysmefinale ndaj Partizanit, luajtur mesditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi”, eshte verejtur nje dominim absolut i vajzave kuqeblu. Ne pjesen e pare ato kane shenuar dy gola, me autore Gresa Berishen dhe Klaudia Borcin dhe si rrjedhoje ajo eshte mbyllur ne shifrat 2-0.
Ne te dyten trajneri Leka ben 5 zevendesime dhe loja e Vllaznise jo vetem qe nuk bie, por lojtaret saj do te shenonin edhe 5 gola te tjere. Protagonistja kryesore do te ishte Rrezona Ramadani me tre golat e saj, nderkohe qe dy te tjeret jane shenuar nga Esi Lufo dhe Jehona Shala.
Perfundimisht 7-0 per Vllaznine qe ne kete menyre kualifikohet per ne finalen e javes se ardhshme dhe ku padyshim qe objektivi i saj eshte nje dhe i vetem: Fitimi i titullit te 11-te kampion./www.shkodrasport.com/