Vetëm 17-vjeç, sulmuesi shkodran Gabriel Kulla, është shndërruar në një “makineri golash”. Me instiktet e një bomberi të vërtetë, ai shënoi golin e katërt në triumfin 1 me 4 që Shqipëria U-17 arriti ndaj Azerbajxhanit U-17. Njëkohësisht dha edhe asistin tek goli i tretë në këtë ndeshje, gol ky i shënuar nga Gjoka.
Vlen të theksohet fakti se për Kullën, ky ishte goli i 12-të në 13 ndeshjet e aktivizuara me kombëtaren e 17-vjeçare. Një ecuri kjo fantastike, që e bën sulmuesin një nga talentet më premtues për të ardhmen e sulmit të Kombëtares.
Kujtojme qe Gabriel Kulla nga mosha 8-11 eshte stervitur me ekipin “Djelmnia shkodrane” nen drejtimin e trajnerit Fatmir Marku dhe me pas kaloi ne Itali, ku per shume kohe u stervit tek Bolonja, por pa patur mundesine te federohej e te luante per arsye dokumentacioni.
Ndërsa kete sezon eshte federuar me ekipin e Sassuolos me te cilin po luan ne kampionatin e Seria A te grupmoshes dhe eshte nje nga shenuesit me te mire te tij.(www.shkodrasport.com)
STATISTIKAT E GABRIEL KULLËS ME KOMBËTAREN U17:
18.04.2024 Slloveni- Shqiperia U17 1-2 (G.Kulla 2 gola)
22.05.2024 Mali Zi- Shqiperia U17 3-1 (G.Kulla 1 gol)
24.05.2024 Shqiperia U17 – Mali Zi 0-0
17.06.2024 Shqiperia U17 – Azerbajxhan 1-1
19.06.2024 Shqiperia U17 – Azerbajxhan 4-1 (G.Kulla 2 gola)
04.09.2024 Shqiperia U17 – Luksemburg 3-1 (G. Kulla 2 gola)
06.09.2024 Shqiperia U17 – Luksemburg 0-3
09.10.2024 Shqiperia U17 – Kroaci 1-1 (G. Kulla 1 gol)
12.10.2024 Shqiperia U17- Hollanda 0-5
15.10.2024 Shqiperia U17- Ishujt Faroe 1-0 (G. Kulla 1 gol)
15.11.2024 Shqiperia U17- Polonia 3-2 (G. Kulla 2 gola)
18.11.2024 Shqiperia U17- Polonia 0-4
19.03.2025 Shqiperia U17- Azerbajxhani 4-1 (G.Kulla 1 gol)